
Menaxheri i Marash Kumbullës, gjatë një interviste për “TuttoMercatoWeb”, ka dhënë detaje të rëndësishme sa i përket procesit të rikuperimit të klientit të tij.
“Ka shumë dëshirë dhe procesi i rikuperimit po shkon mirë. Stafi i Romës është në lartësinë e duhur dhe dëshira e lojtarit është e madhe që të rikthehet sa më shpejt”, tha Xhani Vitali.
Në intervistë menaxheri thekson impaktin që ka patur lindja e vajzës në këtë rrugëtim të vështirë të Kumbullës. “Marashi ka kaluar ditë të vështira, por ardhja në jetë e vajzës ka bërë që ai të fitojë më shumë moral dhe të bëjë durim për rikthimin në fushë”, tregoi Vitali.
“Si Roma dhe lojtari nuk duan që të nxitohen dhe mendoj se rikthimi i tij në fushë mund të jetë në muajt e parë të vitit që vjen”, zbulon Vitali.
çudi keta qe rrine ne stol gjithmon vriten