Çmenduri nga Spanja, Real Madrid kërkon Vedat Muriqin, shihet si zëvendësuesi i Benzema-s

9 Dhjetor 2022, 12:07Sport TEMA

Çmenduri nga Spanja, Real Madrid kërkon Vedat Muriqin, shihet si

Vedat Muriqi zëvendësues i Benzema te Real Madrid, ky është lajmi i bujshëm që vjen nga Spanja. “Pirati” nga Kosova po zhvillon një sezon fantastik te Majorka, 8 gola në 12 ndeshje, shifra që kanë tërhequr edhe vëmendjen e stafit drejtues të Real Madrid.

Benzema nuk është i “pavdekshëm”, ndërsa Ancelottit i duhet një pykë në çdo rast dëmtimi, apo formë jo të mirë të “Topit të Artë” në fuqi.

Majorka nuk ka ndërmend të bie pre e presionin, por nëse Real Madrid e ka seriozisht atëherë duhet të paguajnë minimalisht 20 milionë euro për kartonin e Muriqit.

Në valle futet edhe Lazio pasi kanë 45% të kartonit. Jo vetëm Real Madrid, nga Anglia bëjnë me dije se interes për Muriqin ka shfaqur edhe Wolverhampton, të gatshëm të paguajnë 38 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e largimit.

Lazio shpreson që Muriqi të zgjedh Anglinë, me shpresën që të marr mbrapsht afro 17 milionë euro, aq sa paguan fillimisht për ta blerë nga Fenerbahce.

3 Komente

  1. p
    pse jo?

    Me nji ekipte tille Kualitative si Reali , Vedati eshte Sulmuesi me Eficiente ne jovetem ne Spanje . Nqs behet pjes e Realit keni me ja degju Krismat

    Përgjigjjuni
    1. t
      tipidhecufo

      Jepi Igli! Vedat Murriqin e kerkon dhe City per te zevendsuar Halland. Milani per te zevendesuar Ibrahimovic dhe Giroud Interi ne vend te Lukakut Barça ne vend te Levandovskit

      Përgjigjjuni
      1. t
        tifozi

        Alamet udhetimi nga Teuta e durresit tek Real i Madridit. nese mungon ai kosova merr fund.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje