Ilir Daja: Nuk jam kontaktuar nga FSHF për drejtimin e Kombëtares shqiptare

8 Dhjetor 2022, 17:42Sport TEMA

Ilir Daja: Nuk jam kontaktuar nga FSHF për drejtimin e Kombëtares

Trajneri Ilir Daja, është përfolur si një nga kandidatët për të marrë drejtimin e kombëtares shqiptare, pas largimit të trajnerit Edoardo Reja.

Megjithatë në një prononcim të dhënë për mediat në Kosovë, Daja ka deklaruar se nuk është kontaktuar nga FSHF, ndonëse pranon se kulmi i karrierës për një trajner është të marrë drejtimin e kombëtares.

"Unë mendoj që kulmi i çdo trajneri është të marrë drejtimin e ekipit kombëtar. Por unë jam në kontratë me Ballkanin dhe nuk kam pasur kontakt të drejtpërdrejtë me askënd.

Nëse unë jam kandidat potencial për t’u bërë trajner i Shqipërisë, së pari duhet të flas me drejtuesit e Ballkanit pasi kam edhe dy vite kontratë këtu. Vetë personalisht nuk jam kontaktuar nga drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit", u shpreh Daja.

5 Komente

  1. c
    colo

    Fillo puthi bythen Duçes se FSHF nqs do qe te te marre ne konsiderate per trainier te kombetares.

    1. Roberto

      Filluat ju tani me DAJEN?? Nuk eshte Daja per kombetare. Mbani ate qe keni. De Biasin e kishit dhe nuk e mbajtet. Ne asnjehere nuk do na gjendet dermani sepse gjithmone te pakenaqur do jemi.

      1. T
        Tifozi KZ

        do ishte idiotizmi me i madh te vendosej ky Daja trajner i kombetares

        1. T
          Tifozi KZ

          do ishte idiotizmi me i madh te vendosej ky Daja trajner i kombetares

          1. H
            Hasani

            Pse idiotizem a doni trajner shqiptar ky eshte me i sukseshmi.

            Lini një Përgjigje