Çudia: Dhjetra tifozë shtrohen në spital me “Sindromën e Kupës së Botës”

8 Dhjetor 2022, 12:09World Cup TEMA

Çudia: Dhjetra tifozë shtrohen në spital me

Kupa e Botës është një nga ngjarjet më të shumëpritura dhe të përzemërta për entuziastët e tifozët e thjeshtë që duan të shijojnë sa më shumë ndeshje që duan ta shohin në shoqëri. Tifozët e vërtetë nuk do të ndjekin vetëm ekipin e tyre të preferuar. Megjithatë, ndjekja e të gjitha ndeshjeve me pasion mund të jetë gjithashtu e dëmshme.

Dhe në fakt janë me dhjetëra persona që vuajnë nga e ashtuquajtura “Sindroma e Kupës së Botës”. E thënë kështu thuajse duket si një shaka, por e gjitha është e vërtetë. Një gazetë kineze shkroi se një klinikë speciale është ngritur në Spitalin e Mjekësisë Tradicionale Kineze Meizhou, që ndodhet në provincën lindore të Guangdong, për të trajtuar pacientët që vuajnë nga “Sindroma e Kupës së Botës”. Disa dhjetëra tifozë kanë kërkuar ndihmë mjekësore që nga fillimi i turnout në Katar.

Drejtori Zhang Yanzhong e konfirmoi këtë duke dhënë një intervistë për “China Daily”: “Shumica e pacientëve janë meshkuj dhe të gjithë janë tifozë futbolli, që rrinë zgjuar deri vonë për të parë të gjitha ndeshjet e Kupës së Botës në Katar”.

Në Kinë, diferenca kohore nuk është problem i vogël për ata që e duan futbollin. Sepse tifozët janë të detyruar të qëndrojnë zgjuar deri në orët e vona për të parë “live” ndeshjet e “Katar 2022”. Dhe për të ndjekur çdo ndeshje ata kanë zgjedhur të flenë shumë pak, ose kanë kaluar një natë totalisht pa gjumë.

Kështu ka qenë ndoshta për shumë në Kinë, sidomos në ditët e para të Botërorit, kur u luajtën katër ndeshje njëra pas tjetrës në 24 orë. Në planin afatgjatë, shumë nga pacientët që kishin probleme shëndetësore përfunduan në klinikë, ku problem rezultoi pagjumësia.

Mjekët kinezë kanë konstatuar një rritje të rasteve të problemeve gastrointestinale, kardiovaskulare dhe cerebrovaskulare, të cilat i kanë lidhur me stilin e jetesës së drejtuar nga tifozët kinezë për të ndjekur çdo moment të Botërorit. Nuk është vetëm ‘faji’ i zonës kohore, sepse duhet të merren parasysh edhe emocionet.

Ndeshjet e nivelit të lartë nuk shihen lehtë, veçanërisht për ata që shpresojnë se Messi ose Ronaldo do të fitojnë titullin e vetëm që iu mungon, ose ndoshta mbështesin Brazilin që nuk ka fituar nga viti 2002 (duke mbështetur ekipe të tjera kombëtare, përveç vendit të vet, ku janë të nivelit të lartë).

Dr. Zhang Yanzhong tha se ai dhe stafi i tij tashmë ishin të përgatitur, sepse diçka e ngjashme kishte ndodhur tashmë në vitin 2018, me rastin e Kupës së Botës në Rusi. Për këtë arsye, në atë kohë ishte ngritur një klinikë, në të cilën vëmendje e veçantë iu është kushtuar këtyre mbështetësve. Duke e ditur këtë, Dr. Yanzhong dhe stafi i tij u përgatitën.

Për momentin janë rreth 100 pacientë që kanë pasur probleme për shkak të “sindromës së Kupës së Botës”, por duke pasur parasysh se ende nuk ka ardhur faza e nxehtë, në Kinë presin të prekurit nga kjo sindromë të rritet, veçanërisht në Meizhou, i njohur në Kinë si një nga “qytetet e futbollit”.

Një tjetër mjek foli në “China Daily” për fenomenin: “Të gjithë mjekët në klinikën speciale luajnë në ekipin e futbollit të spitalit dhe mund të kuptojnë më mirë emocionet e tifozëve. Niveli i futbollit kinez nuk është shumë i lartë, por vendi ka tifozë të zjarrtë futbolli. Për disa ky sport është bërë edhe sindromë”.

Lini një Përgjigje