“Favorizon lojtarët e Bayern, lojtarët kundër Flick”, SportBild zbulon rebelimin te kombëtarja gjermane

7 Dhjetor 2022, 19:20Sport TEMA

“Favorizon lojtarët e Bayern, lojtarët kundër Flick”,

Gjermania doli me “kokën ulur” nga Kupa e Botës për të dytën herë radhazi pasi ashtu si në vitin 2018.

Kombëtarja zhgënjeu në paraqitjet e saj sidomos ndaj Japonisë, humbje që i kushtoi në bilancin e përgjithshëm si dhe rëndoi “klimën” në dhomat e zhveshjes.

Së fundmi, është SportBild ajo që nxjerr në pah një nga arsyet e dështimit gjerman teksa shkruan se një pjesë e mirë e lojtarëve ishin kundër trajnerit Hansi Flick pasi sipas tyre ai po favorizonte futbollistët e Bayern Munich.

Në krye të këtij rebelimi sipas SportBild ka qenë Kai Havertz i Chelsea, i ndjekur nga Ilkay Gundogan i Manchester City, ndërsa në të njëjtën linjë ka qenë edhe Marc-Andre Ter Stegen. Këta të fundit akuzojnë Flick se favorizoi lojtarë si Muller, Goretzka apo Neuer.

Flick më parë ishte në krye të bavarezëve dhe me disa lojtarë ruante raporte shumë të ngushta, megjithatë pretendimet e SportBild mbeten të paprovuara me “aktorët” e përfshirë që ende nuk ka reaguar. Nga ana tjetër, Flick është gjithnjë e më shumë në dyshime nëse do të vijojë karrierën në krye të kombëtares teksa dështimi në Botëror pritet të shoqërohet me pasoja për 57-vjeçarin.

3 Komente

  1. F
    FCB 1900

    Per Mylerin edhe mund te kene patur te drejte , pasi Myleri prballe te riut Kai Havertz nuk duhet te luante dhe sduhet te kete asnje shanc , kurse Gyndogan dhe Mark Andre Ter Stegen sduhet ta hapin gojen fare .....e clidhje mund te kete Ter Stegen me gjigantin Neuer ??? asnje , kurse Gyndogan nuk eshte standart te Mancester City ....eshte me kepuce neper duar , kjo e para , dhe e dyta trainieri vendos per cdo gje , nga menyra se si sterviten , si paraqiten me skauadrat perkatese etj etj .....Havertc po , Myler eshte duke perenduar ....sduhet te ishte mare fare ne Katar , edhe pse si lojtar e pelqej jashte mase ....vec realiteti eshte krejt ndryshe ....te luaj Myler dhe te ri ne pankine Havertz ose Sane ???? Nuk pertypet .....kurse grinja a Ter Stegen dhe Gyndogan ....me duket fare e paqarte ......gjithsesi edhe pse jam fans i madh i Bayernit te Mynyhut ...them se difekti ku caloi kombetarje gjermane dhe se nuk e ka pikasur asnje eshte nje ...Joshua Kimmich , nuk eshte ai qe ka qene , Kombetarje Gjermane nuk organizohet sic duhet , ....Kimmich stonon shume ...qe kur u rikthye nga covid 19 ...nuk eshte ne lartesine e duhur ...e ka kuptuar dhe vete Kimmich qe eshte hallke e dobet ....duket dhe te Bayerni ....nejse

    1. D
      Durrsaku

      Ishte gjigand.Mosha ben te veten.

    2. P
      Pesimisti

      Kur fillon nje eveniment ndeshja e pare eshte kryesorja.nje fitore dhe mundesia per kual;ifikim eshte 80 perqind.Humbja solli gjithe keto diskutime.Prej kesaj fillojne tani dhe analizat per lojtare te vecante.Myler nuk eshte me per formacion por konsiderohet lojtar trajneri kurse Havertz eshte gjithmone nje lojtare i improvizuar nuk dihet se cfaare pozicioni luan saktesisht.Gundogan ka mare fund dhe Ter stegen nuk i afrohet as te bolet Nojerit.Havertz ngre zerin sepse ne nje ndeshje pa vlere shenon dy gola kurse me Japonine nuk u pa ku ishte.Kimmich duhet te kete nje rol te percaktuar sakte eshte jashte forme por ne krahun e djathte te mbrojtjes do bente mire para atij gomarit Shule qe na pordhi ndeshjen me ata xhuxhat japoneze.Nuk shpeton dhe bythziu qe pervec agresivitetit eshte pak loqe nga trute.Imagjino liberot e Dojcave dhe shiko Rudigerin,sa poshte ka rene piaca.

      Lini një Përgjigje