Deklarata tronditëse e ish-sulmuesit të njohur shqiptar: Federata më kërkoi 200 mijë euro që të luaja me Shqipërinë

8 Dhjetor 2022, 09:16Sport TEMA

Deklarata tronditëse e ish-sulmuesit të njohur shqiptar: Federata

Ish-sulmuesi i njohur, Shefki Kuqi, ka bërë së fundmi një deklaratë tronditëse, teksa pretendon se kohë më parë, kur ai ishte pjesë e futbollit të luajtur, FSHF i ka kërkuar 100-200 mijë euro për të veshur fanellën e Shqipërisë. 

I ftuar në studion e emisionit sportive “Favorit” në televizionin T7, Kuqi, tashmë në moshën, 46-vjeçare, bëri me dije, se para se të zgjidhte të luante për Finalandën, ishte i interesuar për të veshur fanellën kuqezi, por  shifra absurd e kërkuar nga pjestarë të Federatës asokohe, bëri që ai të hiqte dorë dhe të luante për Finlandën, ku u aktivizua 62 ndeshje dhe shënoi 8 gola.

Madje si për ironi të fatit, Kuqi i ka shënuar edhe Shqipërisë, më 1 shtator të vitit 2001 në “Qemal Stafa” në ndeshjen që përfundoi me rezultatin 2-0 për finlandezët. Ish-sulmuesi i lindur në Vushtrri, arriti të luante në nivele të larta futbollistike, si Premier Liga, duke lënë gjurmë me golat e tij. Kuqi gjatë karrierës së tij ka veshur fanellën e klubeve të rëndësishme si Njukastëll, Suonsi, Fulhem, Kristal Palas, etj.

“Të gjithë e dinë që unë nuk e kam pasur mundësinë që të luaj për Kombëtaren shqiptare. Kam dëgjuar plot debate dhe tifozët që kanë thënë jo tradhtari, jo kështu po ashtu. Dëshira ime para se të zgjidhja Finlandën, edhe kam tentuar, ka qenë të shkoja në Kombëtaren e Shqipërisë. Atëherë duhej të jepje lek për të luajtur në kombëtaren e tyre. Lekë me çanta. Për atë moment që je në fushë, je brenda vijave të bardha, nuk shikohet për kë po luan, e ke punën dhe detyrën tënde, je ti ai që ke vendosur dhe kjo nuk ka krahasim.

Lekët mi ka kërkuar federata. Mos gaboj më kanë kërkuar 100-200 mijë euro. Më thanë që do të më ofronin edhe pasaportën. Nuk e kam pranuar, nuk ka qenë e arsyeshme për mua. Unë jam kosovar, nuk kam lindur në Shqipëri dh eta shikoja në atë kënd.

Me  federatën e Shqipërisë tani nuk kam asnjë kontakt, por kam dëgjuar dhe raste të tjera që kërkojnë para. Unë i përkrah lojtarët maksimalisht, pavarësisht kombëtares që vendosin të luajnë. E njëjta situatë është dhe me Kosovën. Shumica po lindin jashtë dhe kanë shumë pak qasje me Kosovën. Duhet që puna të kryhet akoma pa mbushur lojtari 18-20 vjeç”, u shpreh Kuqi.

16 Komente

  1. L
    Like

    Nuk eshte se federata kerkonte leke per vete. Duhej te ndaheshin me shefat e piramides. Ashtu funksionon edhe sot. Korrupsion hesapi.

    1. S
      Scorpion

      O shefki, te flasesh pas 20 vjetesh e te hedhesh keto akuza te renda eshte bythqimllek. Duhet t'ua perplasje ne fytyre qe ne ate kohe. Pastaj, fol me emra, filani e filani me ka kerkuar para, ndryshe mbylle halen se behesh qesharak.

      1. i
        iliria

        Scorpion më mirë vonë se hiq!

        1. t
          tifozi

          Sigurisht, me mire vone se kurre, por duhet me fol me emra, pasi kur thua "Federata", pergjegjesia hapet shume dhe nuk penalizohen personat pergjegjes, packa se dihet se kush i ka kerkuar parate, jo vetem per kete zoterine, por keshtu jane shprehur edhe te tjere personalitete te futbollit, shqiptare qe kane kerkuar te luanin per Shqiperine dhe ju eshte kerkuar para. Shumica prej tyre zgjodhen qe te luanin dhe akoma disa luajne per Zvicren.

      2. r
        romi

        Nuk është hera e parë që del një fjalë e tillë : federatë bythqirash!

        1. T
          TAHIPI

          Ky eshte Duka i krimit. po ben gati 30 vjet qe drejton federaten Shiptare te futbollit. Josef Blater dhe Mishel Platini perfunduan ne pranga per korrupsion... kete duken tone e ledhatojne gjithe kryeminstrat qe shkojne e vijne... kane mesuar fjaline... "qeveria e futbollit i di vete punet e saja..." dhe ec e luaj me kombetaren tone po nuk i dhe te pakten 100 mije euro dukes se krimit.

          1. k
            kosovari

            ...dhe të dy, Blater dhe Platini, më pas fituan pafajesine!

          2. c
            cdo popull meriton qeverine qe ka

            Ka fakte sa te duash korrupsioni qe eshte duke mbajtur peng kete vend dhe per fat te keq penalizimet nuk shihen gjekundi, vetem nese te ka inat kryeministry.

            1. b
              ben

              Si ti, ashtu edhe TAHIPI, beni pergjegjes K.Ministrat, kur dihet se FSHF-ja nuk ka fare vartesi nga qeveria. Nese ju kujtohet, para disa vitesh, kur Berisha ishte K.Minster dhe kerkoi te kontrollonte financat e FSHF-se, nderhyri UEFA dhe i kerkoi qeverise qe te mos fuste hundet ne futboll, ndryshe klubet apo kombetaret tona te futbollit do perjashtoheshin nga kompeticionet nderkombetare. Te njejten qendrim mbajti edhe FIFA qe detyroi Berishen qe te terhiqet. Problemi juaj eshte se cdo gje e lidhni me qeverine. Ra shi dhe u permbyt vendi, fajin e ka qeveria. U vra gruaja nga burri, fajin e ka qeveria. Vdinj nje i droguar ne qelite e policise, fajin e ka qeveria Rriten cmimet e karburanteve, buka, mishi, zarzavatet, fajin perseri e ka qeveria. Gjygjtari liroi nje kriminel nga burgu, fajin e ka qeveria. Deshet kapitalizmin, por jo fenomenet qe sjell ai sistem. Harroni se cdo e mire ka edhe nje te keqe. Kapitalizmi eshte i mire per ata qe nuk harxhojne kohen duke u ankuar, por duke punuar. Per dembelet, komunizmi eshte ilaci me i mire, pasi i le te tere njesoj te varfer.

            2. A
              Akrepi

              O Scorpion, ku tja u perplaste ne fytyre kush e merte persiper ne ate kohe te nxirte ne media apo diku tjeter, por jam dhe me ate qe thua, emra, jep emra konkret o Shefki, kush ti ka kerkuar, ndryshe dhe ne mund te themi qe jane shpifje,

              1. E
                Erdogan

                Ata qe i kerkuan para zoti Scorpion nuk ja kerkuan me shkrim. Ai jo vetem do gjente Belane se nuk do kishte documentab me Ata por do ti kishin prishur edhe Bio-grafine duke e kallzuar ne "Partine e Punes" te Platinise dhe Blater. Pusht-Eti eshte Pusht-et. Para nje muaji Blater tha (nuk e di sa e vertete eshte) qe Franca ndihmoi per Kampoonatin e botes te behej ne Katar dhe Katari Bleu me vone sgurisht 100 avione Francez.

                1. G
                  Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                  Duka duhet shkarkuar.

                  1. A
                    Artur

                    Me emra ore zoteri jo me kane kerkuar , e llap kot pa lidhje, kush ti ka kerkuar nxirri emrin , ndryshe mbylle gojen e mos fol pa fakte,se i ul vlerat vetes si burre, e ben thjesht si llapaqen.

                    1. T
                      Taku

                      Ishte shifra qe u terhoq apo gjesti … plehra mesoni te shkruani

                      1. T
                        Tifozi

                        Po mire po taulant xhaka e lorik cana mos valle kane paguar 200 mije euro per te luajtur a?

                        1. B
                          Bobi

                          Ja sa ta mare lali dhjeri i bashkise federaten dhe do shohim si do luajne kucovaret e tij futboll, se vetem atyre nuk ju mer lek se i ka patriote

                          Lini një Përgjigje