Superkupa e Shqipërisë vishet bardheblu

7 Dhjetor 2022, 21:00Sport TEMA

Superkupa e Shqipërisë vishet bardheblu

Tirana fiton trofeun e 12 të Superkupës së Shqipërisë që për herë të parë u diskutua mes fitueses së kampionatit dhe asaj të kupës në muajin dhjetor. Ndeshja e luajtur në orën 19:00 në Arenën e kryeqytetit dhuroi emocione dhe një sukses me rokadë për skuadrën e Orges Shehit që regjistron fitoren 3-2, e para e këtij sezoni për bardheblutë në dëm të Vllaznisë që kaloi menjëherë në avantazh por nuk mundi ta ruante superioritetin.

Vllaznia shënoi e para me anë të Esat Malës që pas një harkimi të Herald Markut nga e majta. Gjithsesi, Tirana nuk humbi terren dhe pas minutës së shtatë kur pësoi golin, e rriti ritmin e sulmeve duke luajtur një ndeshje shumë të hapur.

Emocione dhe shumë raste nga të dyja krahët. Kallaku dhe Xhixha e Patrik treguan freski ndërsa në krhaun tjetër Mala gjeti disa herë hapësira mes radhëve të skuadrës bardheblu. Kalaja dhe Gurishta u treguan në lartësinë e duhur deri në minutat e fundit të pjesës së parë kur braziliani Patrick gjeti golin e barazimit.

Pas rikthimit të skuadrave në fushën e lojës, Tirana gjeti menjëherë avantazhin me lojtarin më në formë të momentit, Florent Hasani që ngriti peshë stadiumin e kryeqytetit.

Më pas Çoba u rrëzua në zonë dhe fitoi 11-metërsh që e transformoi në gol Latifi por në fund, Xhixha për shkak të një pasigurie në grushtim të Zogoviç, riktheu fitoren me një gol shumë të rëndësishëm.

Lini një Përgjigje