Milan shkarkon trajnerin Fonseca, ja kush e zëvendëson

30 Dhjetor 2024, 09:12Sport TEMA
Milan shkarkon trajnerin Fonseca, ja kush e zëvendëson

Milani ka shkarkuar trajnerin Paulo Fonseca pas barazimit 1-1 me Romën.

Gjetja e trajnerit të ri nuk ka vonuar, pasi do të jetë Sergio Conceicao ai që do marrë drejtimin e kuqezinjve.

Në Itali kjo do të jetë eksperienca e parë si trajner për Conceicaon, ndërsa si futbollist ka veshur fanellën e Lazios, Interit dhe Parmës.

Kontrata e Fonseca ishte vlefshme deri në vitin 2027, por ndarja erdhi pas rezultateve jo të mira në kampionat, ku Milan renditet në vendin e 8.

24 ndeshje qëndroi në krye të kuqezinjve Fonseca, duke fituar 12 ndeshje, barazuar 6 dhe humbur po 6. 

Ai u shpreh se e ka ndërgjegjen e pastër dhe ka bërë gjithçka ka mundur.

“Kam folur me drejtuesit, është e vërtetë: Unë jam jashtë Milanit. E kam ndërgjegjen e pastër sepse kam bërë gjithçka çfarë munda”, deklaroi Fonseca.

Lini një Përgjigje