Zhegrova në formacionin e vitit në Ligue 1, tifozët francezë vlerësojnë sulmuesin

29 Dhjetor 2024, 14:12Sport TEMA

Edon Zhegrova zhvilloi një vit mjaft pozitiv me Lille, teksa ia doli që të tregojë veten, duke shënuar dhe duke asistuar në ndeshje mjaft të rëndësishme.

Sulmuesi shqiptar u përfshi në formacionin e vitit të Ligue 1, 11-she e përzgjedhur nga tifozët francezë për sondazhin e gazetës L’Equipe.

Në shumë  takime të këtij viti, Zhegrova është shpallur edhe “njeriu i ndeshjes”, duke marrë vlerësime maksimale edhe në notë.

Në sezonin 2024-2025, ai ka realizuar 4 gola dhe ka dhuruar 1 asist.

Zhegrova në formacionin e vitit në Ligue 1, tifozët francezë

Lini një Përgjigje