Armando Broja luajti si titullar për herë të parë këtë sezon. Sulmuesi i Shqipërisë u aktivizua nga fillimi tek Everton, në humbjen 0-2 në shtëpi ndaj Nottingham.
Lojtari kuqezi luajti për plot 76 minuta, ku ndonëse nuk shënoi dot gol, ishte një nga më të spikaturit te skuadra e tij.
Pas kësaj humbje, Everton zbret në vendin e 16-të me 17 pikë, ndërsa Nottingham konfirmohet surpriza e madhe, pasi regjistroi fitoren e pestë radhazi dhe mban vendin e dytë me 37 pikë.
Manchester City i ka dhënë fund serisë së rezultateve negative dhe u rikthye te fitorja. “Qytetarët” triumfuan 0-2 në transfertë ndaj Leicester, falë golave të Savinho dhe Haaland. Ky sukses e mban skuadrën e Guardiolës në minutën e pestë me 31 pikë.
Tottenham barazoi 2-2 ndaj Wolves në shtëpi. “Spurs” ngjiten në vendin e 11-të në Premier League, me 26 pikë pas 19 javëve.
Në takimet e tjera, Fulham barazoi 2-2 ndaj Bournemouth, ndërsa Crystal Palace fitoi 2-1 ndaj Southampton.
Armando luajti shume dobet. Ne ato pak raste qe iu krijuan, e gjuajti topin keq.
Broja nuk eshte lojtar pe tu futur si titular, eshte lojtar vetem per 5 min. e fundit si lojtar Kal Karroce mund te boj dicka me kundersulm , se vetem ate gje di te bej te vrap oh si Kal Karroce dhe nuk ka asnje fantazi para portes ne ate pozicion qe luan dhe me kryesorja nuk di te godasi porten me Koke.
Nese Brojes do ti sherbejne ashtu sic duhet ne mos njehere nje here tjeter do shenoje. Jane lojtare te medhenj dhe gabojne. Atij rralle i jepen pasa te gjate verikal ku te kete hapsire te vrapoje dhe gjithe ato peripeci qe ka kaluar normal mundohet qe mos gaboje per mos lenepershrypje negative qe me pas te mbetet ne stol. E njejta gje tek Chelsi.Notingem Forest luajti qe nga fillimi shume i organizuardhw ishin nje grup ndersa tek Everton u bene gabime shume qe i kushtuan edhe humbjen. Edhe ato raste qe paten i shperdoruan keq sepse ishin individualiste ne loje dhe te gjithe kerkonin te shenonin por asgje nuk bene. E pash ndeshjen nga fillimi deri ne fund. Asgje nuk bene ne nje kohe kur perpara nje jave barazuan me Mancester Cityn.