Miqësore, Kombëtarja kërkon rivalë, pas Zvicrës kundërshtar për ndeshjet e marsit mund të jetë Turqia

8 Dhjetor 2023, 13:20Sport TEMA
Miqësore, Kombëtarja kërkon rivalë, pas Zvicrës

Fati nuk ishte me Shqipërinë në shortin e Euro 2024, që vendosi “kuqezinjtë” në një grup “ferri” bashkë me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

Rivalë shumë të fortë dhe për të qenë gati për t’i përballuar ata, Sylvinho duhet të përgatisë. skuadrën “kuqezi” në mënyrën më të mirë.  Për këtë arsye, kundërshtarët në miqësoret e marsit duhet të jetë të të njëtit nivel.

Federate Shqiptare e Futbollit po punon në këtë linjë, ndërsa është në bisedime me disa federata të tjera evropiane.

Zvicra është një kundërshtar i mundshëm, me palët, që nisën kontaktet menjëherë pas shortit në Hamburg.

Ndërkohë, një tjetër rival për miqësoret e marsit në datat e lira të FIFA mund të jetë edhe Turqia.

Nga tratativat ende nuk ka dalë “tymi i bardhë”, ndërsa nuk përjashtohet mundësia edhe për një tjetër emër të madh të futbollit, që të jetë në të njëjtin nivel me Spanjën apo Italinë.

Ndërkohë, pas zyrtarizimit të kampit bazë, ku do të qëndrojë kombëtarja kuqezi gjatë aventurës në Euro 2024, Sylvinho dhe bashkëpunëtorët e tij në Federatë po punojnë për hartimin e programit të plotë stërvitor. 

1 Komente

  1. X
    Xha

    Dhe si përfundim do jetë Gibraltar

    Lini një Përgjigje