Miqësoret e kombëtares - Genc Nuza vendos drejtësi në Shqipëri-Luksemburg

29 Maj 2026, 12:20Sport TEMA
Miqësoret e kombëtares - Genc Nuza vendos drejtësi në

Janë publikuar emrat e arbitrave që do të vendosin drejtësi në miqësoren Shqipëri-Izrael, që do të luhet më 3 qershor në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”.

Malazezi Milos Savovic do të jetë gjyqtari kryesor i takimit, ndërsa Marko Gojković dhe Vladislav Radenović do të jenë asistentët e tij. Juxhin Xhaja do të jetë arbitër i katërt i kësaj miqësoreje.

Ndërkohë që një skuadër arbitrash kosovarë do të vendosë drejtësi në miqësoren Shqipëri-Luksemburg, që do të luhet më 6 qershor në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”.

Genc Nuza do të jetë arbitri kryesor i takimit, ndërsa Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj do të jenë asistentët e tij. Eldorjan Hamiti do të jetë arbitër i katërt i kësaj miqësoreje.

2 Komente

  1. L
    Llazi, shoku i Hajros

    Rast i mire per Duken per te fiksuar rezultatin per llogari te kompanive aziatike te basteve.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kristi

      O Llazo s'të njoh personalisht por ja ke fut kot o plako.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje