Pak javë para startit të Kupës së Botës 2026, telashet për FIFA-n duket se sapo kanë filluar.
Qeveria botërore e futbollit po përballet me një presion të jashtëzakonshëm ligjor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa prokurorët e Nju Jorkut dhe Nju Xhersit kanë njoftuar hapjen e një hetimi zyrtar mbi procedurat e shitjes së biletave të turneut.
Në një deklaratë të përbashkët, zyrtaret e larta të drejtësisë, Letitia James dhe Jennifer Davenport, theksuan se ekzistojnë dyshime të forta se një numër i madh tifozësh janë mashtruar në lidhje me vendndodhjen reale të ulëseve që kishin blerë në stadiume. Autoritetet e të dy shteteve kanë kërkuar tashmë informacion të detajuar mbi të gjitha shitjet, me një fokus të veçantë te tetë ndeshjet e planifikuara për t’u zhvilluar në “MetLife Stadium”, arenën ku më 19 korrik do të luhet edhe finalja e madhe.
Alarmi ishte dhënë që në mesin e muajit maj, kur Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë, Rob Bonta, i kërkoi shpjegime FIFA-s mbi dyshimet për “praktika mashtruese biznesi”, pas një hulumtimi të thelluar nga prestigjiozja The Athletic.
Çmimet stratosferike të biletave për këtë edicion historik të Botërorit me 48 skuadra kanë shkaktuar tashmë indinjatë masive mes sportdashësve anë e mbanë botës. Kjo ndërhyrje e ashpër e drejtësisë amerikane duket se është pika që po derdh gotën, duke e vënë FIFA-n me shpatulla pas murit në prag të eventit. Mbetet për t’u parë se si do të menaxhohet kjo krizë e re dhe nëse tre vendet organizatore do të arrijnë të garantojnë një mbarëvajtje të turneut pa hije skandalesh.
Duket se edhe FIFA është berishizuar. U prish dynjaja, ku të vemi?
Kot e keni caktuar Ameriken të jetë një nga vendet organizatore. Ajo nuk ka eksperiencë për futbollin,por ka eksperiencë për dhe etje për luftë dhe rrezikohet që ndeshjet atje të jenë me gjakderdhje.
O rrote kari. Lexoje artikullin o taleban. Amerika po heton pislleqet e FIFA.
Te kishin caktuar motren tende. Ajo ka eksperience ne xhonglimin e topave
O z. gazetar shkruaj shqip.Shkruaj fillim e jo start
Hahaha e paskan kapur demin per bishti. Ajo FIFA ka qene, eshte dhe me siguri do te ngelet organizate mafioze. Ne epoken e Blater mafia ishte lule ne krahasim me kete te Infantinos. Ska si te jete ndryshe me aq para sa qarkulon FIFA. Dhe mbi te gjitha me ate pavaresi qe i kane dhene veshtire se mund ti fusin ndonje gjemb ne kembe. Dhe keta qe i bejne presion kushedi ku e kane hallin.
Infantino- Infant- Kalama, Cilimi, bebe
Para pak muajsh tentova të bleja bileta për në Boston. Tek aplikacioni i fifas më e lira ishte 220$ dhe kjo nëpërmjet një llotarie. Kur mora të futesha tek llotaria nuk më la. Kjo ndodhi disa herë. Tashti biletat shiten në aplikacionet e tjera si ticket master me 819$ minimumi. Sa për atë çmim e shoh falas në kolltuk me birrë dhe ajër të kondicionuar. Fifa le ti mbajë biletat dhe korrupsionin për vete.