
Sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni, vazhdon të dhurojë spektakël me Granada-n.
Bomberi kuqezi e gjeti përsëri rrugën e rrjetës në ndeshjen që ekipi i tij e fitoi me rezultat 0:2 në udhëtim te Villarreal B, takim ky i vlefshëm i javës së 26-të në La Liga 2.
Uzuni shënoi një super-gol nga jashtë zone në minutën e 26-të, teksa ky ishte goli i dytë i ekipit të tij në këtë ndeshje.
Kështu, pas dy golave të shënuar në ndeshjen ndaj Andorra-s, 27-vjeçari shkund sërish rrjetën e kundërshtarëve duke fituar gjithnjë e më shumë vëmendje duke e udhëhequr ekipin e tij drejt objektivit – rikthimin në La Liga.
Ky ndaj Villareal B, ishte goli numër 15 sezonal për sulmuesin nga Berati që kryeson bindshëm renditjen e golashënuesve të kampionatit ndërsa është shndërruar në liderin e Granada-s.
Fakt interesant është se goli i sotëm i Uzuni, është i pari që e realizon në udhëtim pasi që 14 golat e mëparshëm, ai i kishte shënuar në shtëpi.
Këtë sezon skuadra e Granadas renditet në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit me 44 pikë dhe synon rikthimin në elitën spanjolle.
Po lerini te luajne lojtaret ore gazetare se i cmendet fare me lajka per disa klikime me shume ose per ndonje lek te futur ne xhep per ta blere shkrimin. Me shume i prishni pune se i ndreqni. I ngrini ne qiell dhe kur pa pritur mesohet se lojtari njehere nuk eshte ne 11 tshe, njehere eshte ne tribune e me pas me keq akoma mesohet se lojtari qe ngrihet ne qiell si superstar ose jepet ne huazim ose nxirret ne shitje. Ja keta gazetare jeni ju. Turpi eshte per ju