CR7 dhe plani i pensionit: Mendon për një gjë që nuk e kishte marrë kurrë në konsideratë

5 Shkurt 2023, 15:39Sport TEMA

CR7 dhe plani i pensionit: Mendon për një gjë që nuk e

Pasi ka realizuar golin e tij të parë zyrtar me fanellën e Al Nassr, Cristiano Ronaldo po fillon të programojë të ardhmen e tij. Për kampionin portugez, që pikërisht këtë 5 shkurt mbush 38 vjeç, është gjithmonë e më afër tërheqja nga futbolli i luajtur.

Sipas asaj që ka shkruar The Mirror, Cristiano Ronaldo duhet të luajë akoma edhe dy sezone me fanellën e Al Nassr. Në atë pikë, pasi të arrijë në moshën 40 vjeç, mund të vendosë t’i varë këpucët në gozhdë.

Për këtë ka folur edhe në intervistën e dhënë me Piers Morgan, që ka çuar te ndarja me Manchester United: “Mendoj se mosha 40 vjeç është ajo e duhura, por nuk e di akoma se çfarë më pret në të ardhmen.

“Mund të bësh plane sa të duash, por jeta është aq dinamike, sa nuk mund ta dish asnjëherë se çfarë do të ndodhë apo çfarë të pret. Do të doja të luaja akoma 2-3 vite në maksimum”, ka thënë CR7.

Në Arabi apo në Europë? Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtare për të kuptuar mendimet e CR7, i cili duket se ka filluar të mendojë tani edhe për një kthim të bujshëm në Europë.

Lini një Përgjigje