Myrto Uzuni kërkon largimin nga Granada në Spanjë pasi oferta e FC Austin nga MLS në SHBA duket e rëndësishme për të, kjo sa i përket termave ekonomik. Për këtë, sulmuesi i Kombëtare i ka kërkuar spanjollëve që të gjejnë një zgjedhje për ta shitur, ose t'i rrisin pagën.
Prej më shumë se dy javësh beratasi nuk stërvitet dhe drejtori sportiv i Granadas, Alfredo García Amado ka treguar befasinë e tij për situatën. Ai tregon se FC Austin ofron 9 milionë dollarë, por klubi spanjoll dëshiron 12 milionë euro dhe nuk ulet më poshtë.
Tanimë do jenë negociatat ose plotësimi i kushteve për Uzunin te Garanda që kërkon të paktën 1 milionë euro në sezon rrogë, në të kundërt rebelimi dhe bojkoti i sulmuesit do vijojë.
"Uzuni dëshiron të largohet, ky është realiteti, ai mori një ofertë shumë interesante nga Austin i MLS dhe na tha disa javë më parë se dëshiron të largohet. Ai thotë se nuk dëshiron të stërvitet me grupin dhe se dëshiron të largohet, është një situatë e vështirë.
Kanë bërë disa oferta, por shuma nuk arrin atë që duam, që është klauzola. Oferta e fundit e fortë është 9 milionë dollarë dhe unë u kam dërguar në 12 milionë euro, ne jemi këtu për të mbrojtur interesat e klubit.
Unë e respektoj që një profesionist dhe një lojtar do të përmirësohet dhe nëse mund të gjendet një zgjidhje pozitive për të dyja palët, atëherë perfekte, por gjithmonë duke përmbushur detyrimin tuaj, gjë që nuk e ndaj fare me Myrton dhe po më befason.
Ka rregullore dhe një kontratë të nënshkruar. Myrto ka pasur dy përmirësime në kontratë dhe ka kushte kontraktuale me klauzolë ndërprerjeje dhe kohëzgjatje deri në qershor 2027, duhet të merremi me këtë.
Jemi në merkato dimërore, është një situatë shumë e komplikuar. Uzuni është një lojtar shumë i rëndësishëm, Granada po mbron klubin dhe i kemi thënë që për të shkuar duhet të paguajë klauzolën e ndërprerjes, nuk ka negociatë tjetër”, tha Alfredo García Amado.
Një shprehje e urtë thotë:"Kush kërkon shumë, i humbet të gjitha". Duket, kjo ka për të qënë situata për Uzunin. Dhe po e mbyll më shprehjen tjetër të urtë:"Uthulla e fortë thyen enën e saj."
Ose edhe " jevgu,kur gjente kos,lynte ene sumen"!!
Ky qenka I lehte tamam pushke jevgu. Pretendon formacionin me kombetaren dhe nuk eshte stabel menderisht kerkon te perfitoj nga nje situate ku si golaedor I nje ekipi modeste do te marre maksimumin akoma pa u stabilizuar dhe kaluar nje kohe e mjaftueshme ne club.
Ne fakt mund te perfundoje keq,klubi mbund ta ndeshkoje rende financiarisht dhe mund te kete pasoja te renda per karrieren e tij!! Po sikur neser ti kerkojne edhe demet ketij zanatçiut??!!Klubi eshte ne pronesi te sherbimeve te tij,dhe refuzimi nuk ben pjese e kontrates qe eshte akoma ne fuqi midis paleve! Po me duket se po e keshillojne shume keq Uzunin, plus qe kjo sjellje ,sigurisht do te mendoje shume edhe klube te tjere ne te ardhmen para se ti kerkojne sherbimet si futbolliste ketij,ai nivel klubesh ke ka shfaq interes per Uzunin ,zakonish evitojne tipa me sjellje te tilla pabesie, edhe sikur i dali ndonje te interesohet per te,sigurisht qe nuk do i lene hapesire veprimi me kontraten apo kontratat e ardheshme! Rreklame te keqe po i ben vetes!!