Ndeshja e çmendur mes Shqipërisë dhe Kroacisë hyn në librat e rekordeve, kishte 20 vite që nuk shihej kjo statistikë

19 Qershor 2024, 20:11Sport TEMA
Ndeshja e çmendur mes Shqipërisë dhe Kroacisë hyn në

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë ka qenë me një ritëm të pabesueshëm, me emocione dhe gjuajtje në të dy portat deri në sekondën e fundit të saj.

Dhe pikërisht ky ritëm mbresëlënës ka bërë që ndeshja e sotme të jetë e denjë për librat e rekordeve.

Sipas gjigandëve të statistikave të OPTA, sfida e sotme kishte regjistruar 17 tentativa në kuadrat nga të dy skuadrat bashkë.

Që kur kjo statistikë kishte filluar të regjistrohej në vitin 1980, sipas saj vetëm një ndeshje tjetër në fazën në grupe ia kalonte duelit të sotëm të kuqezinjve.

Bëhet fjalë për ndeshjen në fazën në grupe të Euro 2004, kur u ndeshën Kroacia me Anglinë dhe ku u regjistruan plot 22 goditje në katërkëndor nga skuadrat.

6 Komente

  1. I
    Igli

    Ne ngelen duke vendosur e thyer rekorde. O zot ca delirantesh jemi

    Përgjigjjuni
    1. I
      ILIA Saro

      ♥️ Urime nga zemra per trajnerin dhe gjithe ekipin! Europiani i pare dhe shume presticios! Thank You So Much !

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cudia

        Me dorën e djathtë në fillim. Kur të lodhesh fillo me të majtën.... Ne bëmë epopenë... më të shpejtët, më të vonuarit. Pika mu në bythë !

        Përgjigjjuni
        1. P
          Per redaktorin e gazetes Tema

          Keni marre virus dhe nuk lexojme dot artikujt. Artikuht ngrijne dhe del accept cookies. Keshillohuni me IT tuaj ta zgjidhni problemin e virusit!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Selfo qorri

            hahahaaa shiko se mos e ke mare ti virusin se ne te tjeret si kemi keto probleme hahahaaa

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje