Ndeshja ndaj Napolit i tregon të gjitha, Inzagi i jep mesazhin Asllanit se është zgjedhje e katërt

5 Janar 2023, 10:19Sport TEMA

Ndeshja ndaj Napolit i tregon të gjitha, Inzagi i jep mesazhin Asllanit se

Interi mori një fitore me mjaft vlera kundër Napolit mbrëmjen e djeshme. Edhe këtë herë, Asllani e pa veten në stol, duke mos u aktivizuar për asnjë minutë në fushën e lojës. 

Mesazhi duket se është i qartë për mesfushorin shqiptar, i cili nëse dëshiton minuta në këmbë, atëherë duhet të provojë huazimin.

Inzagi e ka bërë të qartë hierarkinë e tij dhe nuk ka ndryshuar as në këtë vit të ri kalendarik. Megjithëse u soll në “San Siro” si zëvendësuesi i Brozoviçit, trajneri i Interit preferon të improvizojë Çalhanoglunë kur mungon kroati dhe jo të aktivizojë Kristjan Asllanin. 

E njëjta gjë ndodhi edhe mbrëmjen e djeshme, ndërsa në momentin e zëvendësimeve zgjedh të hedhë në fushë Galjardinin. Me sa duket Asllani është zgjedhje e katërt për Inzagin.

 

 

1 Komente

  1. E
    Esi

    Po ca te zgjedhi, Ju dha mundesi per te hyre ne histori me Barcelonen e humbi. Shyqyr qe u kualifikua Interi se do cante dru pastaj as zgjedhje e kater sdo ishte.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje