Ndeshja Shqipëri-Islandë, zbulohen arbitrat që do të drejtojnë sfidën në “Air Albania”

25 Shtator 2022, 14:25Sport TEMA

Ndeshja Shqipëri-Islandë, zbulohen arbitrat që do të

Shqipëria do të përmbyllë këtë edicion të Ligës së Kombeve ndaj Islandës, mbrëmjen e së martës, në orën 20:45, në stadiumin “AIR Albania”, e vlefshme për Grupin 2 të Ligës B.

Sektori i dizenjimit të arbitrave në UEFA ka vendosur se duelin Shqipëri-Islandë do ta drejtojnë arbitra spanjollë.

Kryesor do të jetë Rikardo De Burgos, i mbështetur nga dy asistentët, Iker De Fransisko dhe Jon Nunjez.

Arbitër i katërt pritet të jetë Pablo Gonzalez Fuertes.

Në VAR do të jetë Guijermo Kuadra Fernandez, ndërsa në AVAR do të jetë Zhoze Gonzalez.

Shqipëria në këtë takim të fundit të Ligës së Kombeve me asnjë fitore, 1 barazim ndaj Islandës dhe dy humbje, respektivisht dy herë ndaj Izraelit.

Lajmi i mirë është se kuqezinjtë nuk zbresin një Ligë më poshtë, atë C përshkak se Rusia, e cila në fillim ishte në grupin tonë, është përjashtuar për shkak të luftës së krijuar me Ukrainën.

4 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    - a shqipkari shkret ...ku e ka hallin...

    1. G
      Gert Myler

      Ekip i dobët........... . Do të koleksionojnë edhe një humbje tjetër.............. Forco mbrojtjen.............. Luaj me kundërsulme.......... dhe hiqe atë mut........... Brojën.............. Lojtari më i dobët në fushë dhe nuk e zëvendësoi.................. Uzuni i dha një mësim të mirë Brojës............... Edhe Asllani ishte dobët............ Lojtari më i mirë i kombëtares është Abrashi......... i palodhur, luftarak, luan me shpirt.......... Broja rri në një vend dhe nuk lëviz, nuk kërkon top dhe nuk del në pozicion............................................ Goli i Uzunit ishte i bukur jo vetëm nga ekzekutimi, por në radhë të parë nga nuhatja e tij, se ku mund të përfundonte topi, dhe doli në pritje të tij. Një bravo e madhe.....

    2. a
      as qe me rruhet cari fare

      hik mer nastradina

      1. b
        bk

        Asnje mos shkoje ne stadium. Le ta kuptoje Duka dhe traineri Reja qe ku e kane katandisur futbollin. Turp cilesia e ndeshjes ne Izrael. Lojtare qe levizin si pleq, gjithmpone topi mbrapa te portieri, pasime te ngadalta, koordinime spontane dhe aspak agresivitet. Po ku e gjetet kete trainer xhanem qe ka lojtaret me te mire ne histori dhe po ben lojen me te keqe qe kemi bere. Largohu Duka, largohu. Futbolli mban shume ere te keqe. I presim ndeshjet e kombetares duke llogaritur ditet dhe oret, por vetem jemi zhgenjyer pafund qe kur ka ikur De Biazi. Largohu te lutem!

        Lini një Përgjigje