Mirlind Daku vazhdon të mbetet te Rubin Kazani, pavarësisht interesimit të lartë për të.
Në Rusi kanë treguar edhe arsyen se përse sulmuesi shqiptar nuk është larguar nga ekipi i tij. Sipas mediave ruse, në Europë janë të frikësuar nga çmimi i lartë i kartonit.
Rubin Kazani kërkon të paktën 10 milionë euro, por për ekipet europiane, shihet si një shifër më e lartë sesa vlera e lojtarit.
Cagliari dhe Lens janë dy ekipet që po e shohin me kujdes situatën e Mirlind Dakut, teksa gjithçka do të marrë zhvillim në verë pasi nuk do të bëhet një transferim as në merkaton e dimrit.
nuk e morra vesh pse dhe kush eshte frikesuar? Ekipet blejne lojtaret me deshiren e tyre. Nqs nje lojtar ju duket me cmim te larte nuk i afrohen shikojne per alternativa qe jane ne buxhetin e tyre. Titull bombastik duke mos thene asnje gje