“Politico”: Si Shqipëria dhe Serbia u bënë bashkë për “Euro U21”

4 Shkurt 2025, 22:00Sport TEMA
“Politico”: Si Shqipëria dhe Serbia u bënë

Shqipëria dhe Serbia do të bashkëorganizojnë kampionatin europian të futbollit për moshën nën 21 vjeç në vitin 2027. Lajmi u konfirmua këtë të martë nga UEFA dhe ka marrë menjëherë vëmendjen e mediave europiane. Në një shkrim të saj e përditshmja Politico shkruan se bashkëpunimi vjen pavarësisht përplasjeve të përsëritura mes tifozëve të dy vendeve.

“Europianin e verës së kaluar, tifozët shqiptarë brohoritën për vrasjen e serbëve, duke nxitur një hetim nga UEFA, e cila përfundimisht i gjobiti të dyja skuadrat për shkelje të ndryshme. Shqipëria dhe Serbia kanë një histori të shtrirë deri kohët e fundit që ka përfshirë luftëra dhe mosmarrëveshje territoriale” – thuhet në shkrim.

Aty citohet edhe një deklaratë e Branko Radujko i Federatës Serbe të Futbollit që tha se aktiviteti do të ishte më shumë se një turne futbolli dhe do t’i “tregonte botës se çfarë është e mundur kur njerëzit fokusohen në një qëllim të përbashkët, të frymëzuar nga fuqia e futbollit”.

“Politico” citon edhe Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka që tha se turneu “do të jetë një katalizator për të thyer barrierat, për të rritur mirëkuptimin e ndërsjellë dhe për të krijuar një të ardhme më pozitive për popullin e Shqipërisë dhe Serbisë”.

“As deklarata, as UEFA-s, nuk iu referuan thirrjeve raciste dhe banderolave nacionaliste që prishën Euro 24. Finalet e Kampionatit Evropian U-21 mbahen çdo dy vjet, në vend të çdo 4 vjet si turneu i të rriturve. Aplikimi i përbashkët i Serbisë dhe Shqipërisë ishte oferta e vetme për të mbajtur eventin e vitit 2027” – nënvizon shkrimi.

7 Komente

  1. R
    Rama Vučić

    Michael Martens gazetar i Frankfurter Allgemeine Zeitung: "Edi Rama është kryeministri më i mirë i Serbisë që nga koha e Pašić-it!"

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bumbum..bum

      Armand Duka krye mafiozi i FSHF-s.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arti

        Shume pozitive nuk munde te rrihet gjithmon ne pozicione lufte

        Përgjigjjuni
        1. X
          XHOI

          NJE PATRIOTIZEM FALS DHE I PAKUPTIMTE. TETE SKUADRA DO NDESHEN NE SHQIPERI DHE TETE TE TJERAT NE SERBI. SKUADRA SERBE NUK DO NDESHET NE SHQIPERI. FINALJA LUHET NE SHQIPERI. SKA ASGJE KETU PER CENIM TE SHQIPERISE. NE DO TE NDESHEMI ME KOMBETAREN E SERBISE DY HERE KURSE PER NJE KAMPIONAT TE RINJSH NEN 21 VJEC KU NUK DO TE NDESHEMI ME SERBINE BEHET NAMI. FUTBOLL ESHTE E NUK ESHTE LUFTE.

          Përgjigjjuni
          1. f
            fatmiri

            Marezi,e shqipove!Lufta ka mbaruar,ne morem ate cfar deshen deshmoret,Shtetin e Kosoves,ku eshte problemi!Futbolli eshte paqe,ta shijojme ate.

            Përgjigjjuni
            1. Çim.ça.ko..!

              Përveç atdhetarizmit të duhet t'i tregojmë botës dhe kulturën e shqiptarisë!

              Përgjigjjuni
              1. b
                bashkimi per drejtesi

                Flitet se në sporti nuk bënë të përziehet në politika, po sa po shoh unë jo vetëm përzirje por alesh veresh politik i Dukës. Tifozët nga trojet shqiptare po llafosin për bojkotimin e këtij vendimi dhe lojërave politike të këtyre llumave serbo - shqipfolësa fDUKA i FSHF dhe B.Radujko i FSF duke anashkaluar dhe mohuar gjenocidin shekullor serb që vazhdon ende ndaj shqiptarëve pa arrit një paqe dhe pa kërkuar së paku fajle!.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje