Nga Broja te Brruti dhe ish-futbollisti i Laçit, trajneri Silvinjo publikon listën e lojtarëve për Anglinë dhe Andorrën

15 Mars 2025, 10:12Sport TEMA
Nga Broja te Brruti dhe ish-futbollisti i Laçit, trajneri Silvinjo

Kombëtarja shqiptare është gati për rrugëtimin e ri në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Shqipëria ndodhet në grupin K së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

Trajneri Silvinjo ka përzgjedhur 26 lojtarë për dy ndeshjet e marsit ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Për herë të parë në Kombëtare janë ftuar Juljan Shehu i Widzew Lodz dhe Etnik Brruti i Malishevës.

Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri dhe Simon Simoni.

Mbrojtës: Ivan Balliu, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti dhe Enea Mihaj.

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Kristjan Asllani, Adrion Pajaziti, Etnik Brruti, Juljan Shehu, Nedim Bajrami dhe Arbër Hoxha.

Sulmues: Ernest Muçi, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj.

Grumbullimi zyrtar nis të hënën më 17 mars. Kombëtarja do të luajë ndeshjen e parë ndaj Anglisë në “Wembley” më 21 mars, në orën 20:45.

Takimi i dytë është më 24 mars ndaj Andorrës në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë, në orën 20:45. Biletat për këtë takim janë ende në shitje dhe të gjithë tifozët mund t’i blejnë në ebileta.al në këtë link: Biletat e ndeshjes: Shqipëri – Andorra

2 Komente

  1. N
    Noar

    Thomas Strakosha Naser Aliji Jasir Asani dhe Myrto Uzuni Rey Manaj Ylber Ramadani duhen skarcuar ka plot te rinj.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sylvinjo raku

      Strakosga esht portier i shkelqyer . Nuk ja Shqiperia portier me te mire se Strakosha Po ashtu , Jasir Asani esht ishum i mire , Manaj dhe Uzuni jane sulmuesit me te mire te Kombetares sone . Naseri dhe Ramadani duhen hequr se ata jane dobet

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje