Nga sulmuesi më në formë, tek Daku e Mitaj. Ja lojtarët që la jashtë Silvinjo

15 Mars 2025, 10:47Sport TEMA

Nga sulmuesi më në formë, tek Daku e Mitaj. Ja lojtarët


Trajneri Silvinjo, publikoi këtë të Shtunë, listën me 26 futbollistët e përzgjedhur për dy ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorrës, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit.

Ka mbetur jashtë listës mbrojtësi i majtë, Mario Mitaj, i cili me trajnerin Silvinjo është kthyer në një titullar të padiskutueshëm në Kombëtare. Mbrojtësi i majtë prej kohësh vuan një dëmtim dhe duket se kjo është arsyeja përse është lënë jashtë.


Mungesë e rëndësishme në mbrojtje është edhe ajo e Elseid Hysajt, i cili gjithashtu vuan problemet fizike.

Probleme me dëmtimet ka pasur edhe në sulm, aty ku Mirlind Daku ka mbetur jashtë. Vetë lojtari pak ditë më parë deklaroi se vuan shqetësime fizike dhe ka luajtur me injeksione.


Disi surprizuese duket lënia jashtë e Anis Mehmetit, sulmuesit shqiptar që numëron 12 gola në Championship këtë sezon te Bristol City. Ftesa për lojtarin dukej e sigurt, por kjo nuk ka ndodhur dhe arsyen pritet ta sqarojë Silvinjo në konferencën për shtyp. Nuk është ftuar në Kombëtare as sulmuesi tjetër, Taulant Seferi.

Nga sulmuesi më në formë, tek Daku e Mitaj. Ja lojtarët

6 Komente

  1. C
    Ca me thone me teper

    Shume mire eshte lista. Jo me dhemb varku njeri, jo po me kerkon Italia tjetri. Sikur nuk i shikojme vleresimet javore ne sofascore e flashscore nga 5.4 e 5.6 marrin cdo dy jave. Ishalla e perballon Broja nje pjese loje, dhe ne sulm te veje Muci Broja Uzuni. Te tre ja njohin vrimen dhe ja kane shijuar Anglise, se per Andorren dhe me aulmues si Keko e Cara e shpartallojne. Respekte dhe suksese Kombetares.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Noar

      Palaco trajner merr Uzunat Asanat Manat para Anis Mehmetit që luan çdo ndeshje në formacion në Championship që është shumë me i fortë se kampionati turk apo kampionati i humbur korean.

      Përgjigjjuni
      1. J
        JD

        Noar=Kar, ky ttrainer eshte ai qe pergjigjet per skuadren. Po te ishe ti trainer, do zgjidhje ndryshe. Por ti nuk je as per te mbledhur peshqiret pas dushit dhe as per te pastruar koshat me letra bythe. Lere trainerin te beje punen e tij. Kuptove kar… u ngaterrova… Noar?

        Përgjigjjuni
    2. S
      Sylvinjo raku

      Sylvinjo qelbesira merr Brutin nga fshatrat e Kosoves dhe nuk merr Anis Mehmetin qe loz ne Angli ,

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tifozi plak

        Kari merr ilacet se te eshte bere Sylvinjo fiksim .Sa lojtare te Manchester City real barcelona etj ka Shqiperia o kar?Me te miret jane lojtare rezerve te skuadrave te fundit ne ligat me te forta me nja dy perjashtime .

        Përgjigjjuni
        1. J
          JD

          O plak… leri debilat te flasin e te shprehen. Nuk kane shprehje ne shtepi se ju thyen dhembet gruaja dhe bejne si cuba neper gazeta. Rob sumqira me nje fjale.

          Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje