“Një këshillë për Silvinjo, të shoh pak Dembelen te PSG”! Vasil Ruci: Të luajmë me 4-4-2 ndaj Anglisë, Arbër Hoxha dhe Broja në sulm

17 Mars 2025, 10:38Sport TEMA
“Një këshillë për Silvinjo, të shoh pak Dembelen

Shqipëria do të përballet me Anglinë në ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit. Përpara këtij takimi që do të luajmë në Wembley, i ftuar në emisionin “Max Sport” që transmetohet në EuroNews Albania ishte legjenda Vasil Ruci.

Ky i fundit kishte një ide ndryshe për formacionin e Kombëtares, teksa kërkon Arbër Hoxhën dhe Armando Brojën si një dyshe sulmuese në skemën 4-4-2.

“Është e vështirë të luash me Anglinë tani, është në kulmin e sezonit. Silvinjo duhet të ndryshojë diçka me patjetër, nuk duhet të luajmë si herët e tjera me krahët. Anglia është fizikisht shumë herë më mirë se ne dhe rikuperon kollaj topat e humbura. Një këshillë do të kisha për Silvinjon, këtë herë nuk duhet të luajmë me krahë të sulmit, por me linja. Po marr si shembull PSG, këtë herë Luis Enrique që është shumë i zgjuar kishte vendosur si qendërsulmues Dembele.

Pse? Se te Anglia nuk funksionon shumë teoria, por lojtari që di të fitojë metra para. Kështu PSG arriti të marrë atë që donte, nuk po them se jemi PSG, por është një logjikë. Unë do të vendosja Arbër Hoxhën nga e djatha dhe Armando Brojën nga e majta, do të isha për një 4-4-2 pa lojtarë krahu, ndërsa Bajrami të vinte nga mesfusha. Ne kundër Anglisë duhet të fitojmë moral, kjo është e rëndësishme, jo rezultati. Ndeshja kyce për ne është me Serbinë, me Anglinë mjafton vetëm të dalim ballëlartë dhe të jemi dinjitoz”, tha Vasil Ruci. 

7 Komente

  1. N
    Na myten

    Keta jane karna komplet! Ato qe sheh ne enderr Vasili englezet i kane provuar qe ne Luften e Pare Boterore kur benin pushim mes dy betejash.

    Përgjigjjuni
    1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

      Ruci , me sa duket ka dashur të thotë të kundërtën, Hoxha në të majtë dhe Brojën në të djathtë . Rreshtimi 4-4-2 është më bindës, duke parë aftësitë e lojtarëve tanë. Rreziku për ekipin tonë është loja në ajër. Lojtarët angleze nuk janë me karakteristikat e spanjollëve, në pasimet dhe zotërimin e topit. Nga rreshtimi 4-4-2 do kontrollojmë gjysmëfushën tonë nga loja sulmuese, nëpërmjet tre kuadrateve, në mbrojtje. Kundërsulmi do jetë arma jonë, bashkëpunimi Hoxha - Broja duhet të jetë më i shpejtë se veprimet e mbrojtësve angleze

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sylvinjo raku

        Problemi me Hoxhen eshte se ai nuk pason. Hoxha loz vetem per veten e tij , ndaj nuk duhet futur

        Përgjigjjuni
      2. N
        Noar

        Anglia do na shënoj gola me koke dhe Strakosha në topat në ajër është portieri më i dobët që ekziston.Me thoni një rast që Strakosha kap një top në ajër në zonën tij prandaj nuk duhet të luaj në këtë ndeshje.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rrofshtem Hajdari

          I madh ngelesh gjthmon Vasil Ruci, i pa perseritshem si lojtar dhe mendje kthjellët. Respekt!

          Përgjigjjuni
          1. Na behet qejfi Vasil kur te shikojme, na ke dhene momente magjike.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Banda

              Une them qe te luajme me dy (ose tre) portiere, qe te fitojme luften ne ajer. E dyta: Te dergojme Duken me nje thes me leke per arbitrat. Dhe e treta, ta bejme Wemblin tym hashashi, qe te trullosen lojtaret kudershtare. Kta tane nuk cajne b... se jane mesuar.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje