Nga rikthimi i Brojës në fushë, tek fitorja e parë në SHBA e Uzunit, ja gjendja e legjionarëve kuqezi para sfidës me Anglinë

16 Mars 2025, 14:01Sport TEMA
Nga rikthimi i Brojës në fushë, tek fitorja e parë në

Teksa duhen më pak se 7 ditë nga debutimi i ekipit tonë kuqezi ndaj Anglisë në “Wembley”, në sfidën e vlefshme për eleminatoret e Kupës së Botës 2026, ajo që është me më tepër rëndësi tani është forma e lojtarëve tanë dhe gjendja e tyre fizike, sidomos e lojtarëve që kanë kaluar periudha dëmtimi.

Një lajm i mirë erdhi nga Liverpool, teksa Armando Broja është rikthyer në fushë për Evertonin. Lojtari i Kombëtares shqiptare kaloi një periudhë jashtë fushës së blertë që zgjati dy muaj.

Aktivizimi i tij erdhi pikërisht në minutën e 79-të, ndërsa Evertoni po përballej me Uest Hem. Ndeshja ishte e vlefshme për Premier Ligë dhe përfundoi me barazim 1-1.

Broja do të jetë po ashtu në dispozicion të Silvinjos për ndeshjet e marsit. Trajneri brazilian i ka besuar një vend në listën e Kombëtares, pas disa muajve mungesë për shkak dëmtimi.Tashmë topi kalon tek tekniku Brazilian nëse do të vendosë të startojë me Brojën nga minuta e parë apo jo.

Ernest Muçi  ka humbur rastin e artë që të bëhej përsëri një protagonist dhe hero për tifozerinë e Beshiktashit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka humbur një rast të pabesueshëm në pjesën e dytë të ndeshjes që skuadra e tij luante në transfertë ndaj Koniaspor.

Edhe pse në disavantazh numerik pas një kartoni të kuq që në pjesën e parë, Koniaspori gjeti avantazhin para pushimit të ndeshjes. Trajneri Solskjaer vendosi të aktivizonte Muçin në fillimin e pjesës së dytë dhe lojtari kishte shansin për të ndryshuar fatin e sfidës në minutën e 77-të, kur një pasim nga e djathta mbërriti te ai në shtyllën e dytë me portën bosh.

Por Muçi nuk u koordinua dhe tentoi të devijonte topin me gjoks në rrjetë, duke e çuar për fat të keq në duart e portierit kundërshtar, teksa vetë përfundoi i dëshpëruar në tokë, pas këtij rasti që edhe ai nuk e kuptonte se si e kishte humbur.

Një gabim që peshon shumë, duke llogaritur se ndeshja u mbyll me shifrat 1-0 për Koniaspor, edhe pse skuadra vendase u ndëshkua edhe me një tjetër karton të kuq.

Ndërkohë vjen suksesi i parë i Austin të Myrto Uzunit, e cila regjistroi një fitore të artë në transfertë ndaj Los Anxhelos FC. Sulmuesi shqiptar u aktivizua titullar, duke qëndruar në fushë gjatë gjithë duelit. Beratasi regjistroi një paraqitje dinjitoze, teksa u vlerësua me notën 6.9 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.

Uzuni fitoi 7 duele me kundërshtarët, si dhe regjistroi 1 gjuajtje në portë. Golin e vetëm të sfidës e shënoi mbrojtësi Guilherme Biro në minutën e 12-të.

3 Komente

  1. S
    Shqiptari i Ilirisë

    Broja është totalisht jashtë ç'do forme.I ngathët,i kompleksuar,mbi peshë..... që do prishë punë dhe do ngatërrojë gjithë skuadrën nëse do aktivizohet.Në këto kushte,Ai jo vetëm që nuk mund të shënojë,por ai është lojtar që nuk di as të mbrojë. Ndeshjen me Anglinë duhet të përpiqemi mos mundemi me goleadë.Ky do ish sukses.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Roberto

      Trajneri i di me mire se ne dhe ai vendos per formacionin. Eshte e vertete qe Broja ka qene i demtuar dhe nuk ka luajtur prej shume kohesh por zoti nganjehere ben mrekullira nese do.Shpresojme dhe urojme qe Broja te rezistoje deri ne fund dhe ta tregoje veten kete ndeshje pasi ka nje rendesi te jashtezakonshme per ne por edhe per vete te ardhmen e Brojes.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tifozi plak

      Shqiperia ka lojtare te mire por qe nuk jane shume ne numer e kur jane te demtuar vihet ne bela se s’kane me ke ti zevendesojne .Mitaj i vetmi me kaliber te perballet me lojtare te premier liges eshte i demtuar .Traineri te fuse 8 lojtare ne mbrojtje si Shyq rreli dikur e te jete i lumtur me nje humbje minimale .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje