Egnatia dhe Tirana ndajnë pikët. Skënderbeu merr fitore jetike ndaj Vllaznisë dhe shpreson tek mbijetesa

15 Mars 2025, 20:07Sport TEMA
Egnatia dhe Tirana ndajnë pikët. Skënderbeu merr fitore jetike

Egnatia dhe Tirana kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Sfida që u zhvilluar në Rrogozhinë, përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.

Golin për Egnatian e shënoi Eljon Sota, ndërsa për bardheblutë rrugën e rrjetës e gjeti Soler. Ndërkohë që për dy ekipet kishte nga një karton të kuq. Te rrogozhinasit kartonin e kuq e mori Ujka, ndërsa te Tirana u ndëshkua Vera.

Me këtë barazim, Egnatia mbetet në krye të tabelës së klasifikimit me 54 pikë. Ndërkohë që me 31 pikë, Tirana parakalon Bylisin dhe shkon në vendin e 7-të, jashtë “zonës së ftohtë”.

Vllaznia mposhtet në shtëpi nga Skënderbeu me shifrat 2-1 në javën e 30-të të Superiores. Nasr ndëshkoi dy herë shkodranët, ndërsa për këta të fundit shënoi Qato.

Lini një Përgjigje