Armando Broja është rikthyer në fushë për Evertonin. Lojtari i Kombëtares shqiptare kaloi një periudhë jashtë fushës së blertë që zgjati dy muaj.
Aktivizimi i tij erdhi pikërisht në minutën e 79-të, ndërsa Evertoni barazoi në shtëpi me Uest Hem.
Ndeshja ishte e vlefshme për Premier Ligë dhe përfundoi me barazim 1-1.
Broja do të jetë po ashtu në dispozicion të Silvinjos për ndeshjet e marsit.
Trajneri brazilian i ka besuar një vend në listën e Kombëtares, pas disa muajve mungesë për shkak dëmtimi.
Lini një Përgjigje