Ndeshjet me Anglinë dhe Andorrën, Sylvinho: Objektiv, kualifikimi në Botërorin 2026. Do të përgatitemi mirë nga ana fizike dhe futbollistike

15 Mars 2025, 12:12Sport TEMA
Ndeshjet me Anglinë dhe Andorrën, Sylvinho: Objektiv, kualifikimi

Trajneri i kombëtares, në një konferencë për shtyp po prezanton formacionin  e kombëtares në ndeshjet pasuese me Anglinë dhe Andorrën.

Sylvinho u shpreh se kemi dëmtime dhe dy ndeshjet e rradhës janë me skuadrat më të mira në botë dhe me trajnerë të nivelit të lartë.

Sylvinho vijoi më tej duke thënë se Seferi ka një rrugëtim të mirë në kombëtare dhe se jep gjithçka në fushë.

“Kemi dëmtime, por edhe nga kampi tjeterë, edhe ata vuajnë.

Janë dy ndeshje shumë të ndryshme. Anglia është një nga skuadrat më të mira në botë. Kanë një nga trajnerët me nivelin më të lartë.

Unë shqetësohem për të dyja sfidat. Të dyja ndeshjet do i përgatisim mirë, si nga ana fizike, ashtu edhe futbollistike.

Edhe lojtarët do të përgatiten mirë. Në aspektin strategjik të dy ndeshjet e radhës, mendoj se kemi më tepër lojtarë në krahun e majtë. ”, u shpreh Sylvinho.

3 Komente

  1. D
    Dalipi

    Objektivi - kualifikim per Shijak 2030

    Përgjigjjuni
    1. b
      banda

      Kush eshte ana "futbollistike" :-),...qe do rpegatitemi ksaj rradhe

      Përgjigjjuni
      1. N
        Noar

        Trajneret brazilian keto vitet e fundit jane trajneret me te dobet ne historin e Brazilit aq sa kane vene ne rrezik per here te pare ne histori kualifikimin ne boteror ne vemi marrim trajner brazilian.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje