"Nuk ma ndjen shumë për kritikat", Reja flet dhe për të ardhmen tek Shqipëria: Zoti e di…

26 Shtator 2022, 17:06Sport TEMA

"Nuk ma ndjen shumë për kritikat", Reja flet dhe për

Reja ishte i pranishëm në konferencën për shtyp para ndeshjes me Islandën. Trajneri i Shqipërisë është shprehur gjithashtu edhe për të ardhmen e tij pas humbjes së objektivit të vendit të parë, nisur nga ajo humbje e fundit me Izraelin.

“I kemi listuar shpesh motive se pse kemi humbur. Prisja që në këtë edicion të Ligës së Kombeve të tregonim se ishim rritur. Kemi bërë ndeshje të mirë me Spanjën dhe Poloninë. Rivalët tanë po shfrytëzojnë gabimet tona. Siç tha edhe Cikalleshi, është koha për të qenë bashkë dhe të shohim përpara. Sigurisht që do të ketë ndryshime me Islandën pasi kemi luajtur vetëm para 3 ditësh.

Ajeti ka pasur pak temperaturë dhe duhet të presim deri nesër për të. Shqipëria nuk e ka përmbysur asnjëherë rezultatin në kohën time? Kur pëson gol demoralizohesh dhe ke probleme me aspektin psikologjik.

Kjo nuk duhet të ndodhi, por është çështje karakteri e ekipit. 

E ardhmja pas Islandës? Unë mendoj vetëm për ndeshjen nesër kundër Islandës, jo për të ardhmen. Nuk i dihet kurrë, Zoti e di se çfarë do të ndodh në të ardhmen. Kritikat nuk i ndiej shumë, lojtarët po, është normale. Uroj që lojtarët të jenë më shumë agresiv tani”, tha Reja.

3 Komente

  1. j
    jevgu

    U nxef xhaja dhe direkt e gjeti justifikimn e rradhes me Ajetin se qeka me temeprature ahahahahahaha KOmbetarja eshte aktualisht pa trajner FSHF nqs do qe te bej vjedhjen e rrasdhes duhet qe te sjelli nje italian tjeter

    Përgjigjjuni
    1. z
      zlw

      Nuk ka pse ta ndjen fare ty.Ti je italian dhe je aty vetem per te marre parate.Kur nuk ja ndjen Duçes se FSHF-se nuk presim qe te ti jesh me patriot apo njeri me sedër.

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Yyyyyyyt plehra ,Rea nuk tha kte gje _s'ma ndjen !

        Rea tha se Kritika do ket gjithmone ,por un nuk fokusohem mendimet e mia ke Kritikat por ke ndeshja qe edhe lojtaret te clirohet nga ana psikollogjike nga humbja me izraelin dhe tze lozin ne fushe te Koncentruar per te arritur nji Rezultat Pozitive me islanden ,te cilat kane futbolliste te forte fizikishte ,prandaj ne duhet te futemi ne fushe te perqendruar ne kte ndeshje dhe tregojme karakter e fitojme ndeshjen . Me kto mendime okupohem un kto momente :Tha Rea . _Por ju s'keni qen asnjiher Medie dhe s'do jeni kurr ,sepse nuk jeni Njerez ne radhe te pare . Vazhdoni e derdellisni tani njerez primitive

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje