Demollari: Kjo kombëtare do na bëjë krenarë, të mos bëjmë gjyqe popullore

26 Shtator 2022, 10:33Sport TEMA

Demollari: Kjo kombëtare do na bëjë krenarë, të mos

Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Sulejman Demollari, ka reaguar pas kritikave të shumta ndaj Shqipërisë, pas humbjes me Izraelin.

Në postimin e tij, Demollari shkruan se Kombëtarja kuqezi në këtë moment ka nevojë për qetësi dhe mbështetje, jo për gjyqe popullore.

Ai shkruan se shumë shpejt vijnë eliminatoret e Europanit dhe shprehet besimplotë se këta lojtarë do na bëjnë krenarë të gjithëve.

Humbjet janë gjithmonë të vështira për t’u përtypur, akoma më shumë kur ndodhin në ndeshje të rëndësishme. Por futbolli i tillë është dhe koha për të “qarë” atë që ka ndodhur është ndonjëherë më e dëmshme se vetë humbja. Tani kjo skuadër duhet të ringrihet, ka nevojë për mbështetje, ka nevojë për qetësi dhe jo për gjyqe popullore.

Përpara kemi ndeshje të rëndësishme, shumë shpejt afrojnë edhe eliminatoret e Kampionatit Europian 2024. Unë besoj se ky grup, këto djem, do dinë të na bëjnë krenar e të na dhurojnë gëzime të mëdha. Kanë një rrugë të madhe për të bërë përpara dhe së bashku me mbështetjen e të gjithë ambientit futbollistik do të shkojmë larg. Detyra jonë është vetëm një: T’i qëndrojmë pranë e t’i këshillojmë!

7 Komente

  1. C
    Cfar Gjyqesh Popullore derdellit ky more !

    Demo , te paska ngel fjalori ne epoken e 31-vjeteve me pare . Kombetarja qelb ne cdo drejtim ky na bo moral kaqolash neve . Nuk e di per cfar lloj krenarie flet ky hahah Me kujtoj shprehjen i Djer dhe Krenar !

    Përgjigjjuni
    1. j
      jevgu

      Sule ti ke qen lojtar 90 minutc mor dhe ndaj flet keshtu dhe ke te drejte por kombtarja jone i ndrro lojtaret si mbreti grat cdo neshje jan si t hutum qe kur fillojn hymnin leje mo gjys neshjes qe as me pjerdh nuk kan mo takat

      Përgjigjjuni
    2. T
      T

      Po patjeter MBAs 100 vitesh

      Përgjigjjuni
      1. s
        spata

        Nuk shkarkohet gangsteri Duka mbasi pas tij jane gangsteret e politkes shqiptare. Komentoni dhe argumentoni si tu vije per mbare . Po nuk u shkri kjo Federat Sportive as mos mendoni per zhvillimin e sporteve ne Shqiperi .Shqiperija ne sporte ungjan kopshteve foshnjore.

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qamushi

          Or Sul! Ti ke bo hajer prej kembeve, jo prej kokes e mendjes. Prandaj rri e mos i bo fresk shijaksit

          Përgjigjjuni
          1. m
            m

            Demollari, e keni gabim. Reja nuk mund te meshtetet me. Reja, po mbush 4 vjet, dhe ne filozofine e tij, po kerkon gjithnje lojtare te rinj. Trajneri kur emerohet, sheh grupin qe ka lene paraardhesi, dhe brenda 6 muajve hedh syte per ndonje lojtare tjeter, i ri ose me eksperience qe mund ti beje pune.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bujar Kanapari

              Reja ka 4 vjet duke provuar lojtare. Trajneri kur emerohet, njihet me grupin qe ka lene paraardhesi, dhe brenda 6 mujave provon ndonje lojtare te ri, apo me eksperience qe mund ti beje pune, dhe ne idene e tij, ka te qarte lojtaret e formacionit dhe 5 - 6 lojtre rezerva kryesore. Skuadra duhet te luaj e shkurtuar, jo vetem kur i duhet te mbrohet, por edhe kur i duhet fitorja me cdo kusht. Duke dashur te forcoje mesfushen, me skemen me 3 mbrojtesa, Reja e ka dobesuar mesfushen tone, njekohesisht, mbrojtja nuk ka siguri. Ne kohen tuaj Demollari, ne jo vetem qe kemi luajtur me skemen 4- 3- 3, por ne fushe kane qene me shume se 3 sulmues; ti numeroj; Kola, Minga, Muca, Demollari, Josa, Vukatana. Mund te shtoj ketu dhe Ballgjinin. Vetem Rragami ka qene mesfushore i mirefillte. Me kete formacion, eshte mundur Belgjika dhe jane zhvilluar ndeshje shume te bukura. Eshte trajneri ai qe duhet te dije se si ti vendose lojtaret ne fushe dhe ti marri maksimumin. Reja eshte trajner qe nuk i merr maksimumin grupit. Nuk i ben mire llogarite. Luan po me te njenjten skeme, dhe kur vendosi ta ndryshoje, nuk kish zhvilluar asnje ndeshje miqesore me skemen e re, dhe u detyrua ta ndryshoje prape gjate ndeshjes. Ky trajner, e ka mbushur ciklin, kaq jep. Rinovimi eshte humbje kohe. Ku i ka rezultatet? Hungaria nuk ka kurre lojtare me te mire se ne. I ka marre pike dhe fitore Anglise dhe Gjermanise. Po keshtu dhe Maqedonia.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje