Kombëtarja rikthehet në Durrës dhe nis përgatitjet anti-Islandë, dy dilema për trajnerin Edi Reja

25 Shtator 2022, 20:48Sport TEMA

Kombëtarja rikthehet në Durrës dhe nis përgatitjet

Kombëtarja e Shqipërisë ka lënë pas krahëve humbjen në Izrael dhe fokusi është kthyer te dueli i fundit në Nations League ndaj Islandës.

Kuqezinjtë kanë zbarkuar sot në Shqipëri në orën 15:00, teksa në orën 18:00 është kryer seanca e parë stërvitore anti-Islandë.

Lojtarët që u aktivizuan si titullarë, kanë zhvilluar një seancë me ngarkesë minimale, ndërsa të tjerët kanë marrë ngarkesë të plotë.

Dy lojtarë të Kombëtares janë në dyshim për shkak të problemeve fizike: Arlind Ajeti dhe Myrto Uzuni, aktivizimi i të cilëve nuk është i sigurt për duelin e radhës.

Shqipëria pret Islandën në “Air Albania” të martën e 27 shtatorit, duke nisur prej orës 20:45.

7 Komente

  1. g
    gasper

    Akoma keni shprese te kjo kombetare e kapur nga Duka i droges.

    1. R
      Raimond vlonjati

      Kete ndeshje me mire ta bejne pa Edi Rejan, se dihet qe do humbin Ndaj me mire hiqeni fare ate Rejan dhe le te lozin tafti bafti, se te humbur qe te humbur jane

      1. R
        Roberto

        Nuk e ka fajin Reja por Federata dhe lojtaret qe rrine si hu gardhi dhe hane gola qe pastaj themi "humbem nga pakujdesia" "mos perqendrimi" apo "nenvlefsimi" ne minutat e fundit. Pra,"luajtem mire" por e pesuam ne fund.

        1. *
          *****

          E ke gabim...kjo ndeshje do mbaroje me fitoren e Shqiperise; pikerisht per te justifikuar qendirmim e Rejas ne kombetare.

        2. k
          kasemi

          Tani futni nje mut se nuk ju duhet gje as humbja e as fitorja.

          1. Q
            Qamushi

            Sa eshte koeficienti qe Edi Reja rrezohet prap kok dollapce neser?

            1. K
              Kritiku

              "Kombëtarja rikthehet në Durrës dhe nis përgatitjet anti-Islandë"...jeni ne vete ju shpellare te gazetarise? Çfare eshte kjo shprehje "anti-Islandë"? Ka kuptim nje ndertim i tille fjalie: "Dy lojtarë të Kombëtares janë në dyshim për shkak të problemeve fizike: Arlind Ajeti dhe Myrto Uzuni, aktivizimi i të cilëve nuk është i sigurt për duelin e radhës."? "dhe fokusi është kthyer te duel"...shkruhet "tek dueli", ore analfabete funksionale. E keni kthyer gjuhen shqipe me koke poshte. Kesaj gazete ashtu si edhe te gjitha gazetarve shqiptare u duhet hequr licenca, sepse nuk permbushin kriterin baze, qe eshte shkrimi i drejte i gjuhes standarde shqipe.

              Lini një Përgjigje