Është qelbur koka

25 Shtator 2022, 14:40Sport TEMA

Është qelbur koka

Nga Fatjon Baze

Përjashtimi i Rusisë nga të gjitha kompeticionet futbollistike pas nisjes së luftës në Ukrainë, ishte një sinjal pozitiv për Shqipërinë që ishte shortuar me këtë përfaqësuese në Ligën e Kombeve. Përjashtimi i Rusisë e bënte Shqipërinë një nga kombëtaret më të favorizuara për të kapur vendin e pare në grupin ku bënte pjesë.

Kjo për faktin se pjesë e ekipit kombëtar janë futbollistë që luajnë në kampionatet më elitare në Europë, që kurrë nuk i kemi pasur më parë, dhe çdo renditje tjetër u pa si një dështim nga opinoni futbollistik në vendin tonë. Madje dhe vetë FSHF-ja e konsideronte dështim mos realizimin e objektivit.

Tashmë jemi përballë një fakti ku jo vetëm që nuk kemi realizuar objektivin, por kemi marrë rezultate e kemi bërë paraqitje të turpshme, dhe i gjithë mllefi po shkarkohet drejt trajnerit Reja dhe kapitenit Elseid Hysaj.

Natyrisht që trajneri ka përgjegjsinë e tij për këtë ecuri skandaloze, por ata që e degraduar ekipin tonë kombëtar dhe futbollin shqiptar në këtë gjëndje qesharake, janë katër personat që e shohin Kombëtaren si një biznes, si një pronë të tyre, dhe si një mundësi për tu dëfryer nëpër udhëtimet jashtë shtetit.

Bjellorusia para disa muajsh ishte një shembull i degradimit të simboleve kombëtare dhe pamja më e shëmtuar se si një president Federate shkon e vallëzon me striptiste nëpër  “night clube” (Ka qenë dhe ajo periudha kur futbolli shqiptar po kalonte një “krizë” dhe që po iu ushtroni presion qeverisë për tu plotësuar kushtet, ndërkohë që në Bjellorusi bridhnin me balerina për të hequr “streset”).

Edhe mbrëmjen e djeshme panorama e krerëve të FSHF-së ishte po aq e shëmtuar, sa dëfrimet me striptistet e Bjellorusisë.

Armand Duka, Ilir Shulku, Lutfi Nuri, dhe Arben Dervishaj, u shfaqën para ndeshjes në fushën e blertë të "Bloomfield Stadion", jo për të mbështetur çunat, por për të pozuar të katërt për qefet e tyre për të ruajtur një kujtim, duke njollosur Shqipërinë si përfaqësuesit e vetëm në Europë që dilnin e shëtisnin nëpër fushë si katër bajraktarë. Ndërsa para ndeshjes me Izraelin të vetmen gjë që trumbetonin në mediat e tyre ishte se si po rrisnin premion, duke u krenuar e menduar që me paratë që kanë bërë do blejnë gjithçka, pas sfidës së djeshme askush nuk është shfaqur për të folur rreth këtij dështimi.

Askush nga ata nuk do mbajë përgjegjësi, siç nuk kanë mbajtur në këto 20- vite, për këtë degradim që i kanë bërë imazhit të Shqipërisë, gjëndjes ku e kanë dërguar ekipin kombëtare, dhe futbollin vendas.

Por ata do mbeten imazhi më i errët, dhe fotografia më e qartë e turpit, se, pse Shqipëria në futboll nuk po ngren dot kokë. Sepse futbollit i është qelbur koka.

Është e vetmja organizatë sportive e cila edhe pse po korr vetëm dështime futbollistike, objektivin primar nuk kanë përmirësimet e rezultateve, por i janë turrur hapjes së basteve sportive.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit sot, i cili duhet të mbate përgjegjësinë më të madhe për këto rezultate e këtë gjëndje turpëruese ku ndodhet përfaqëesuesja, është aktualisht udhëheqësi i legalizimit të bixhozit në Shqipëri.

Është ndër të vetmit president Federate në Europë që përcjell një mesazh të turpshëm tek sportistët se të ardhurat nga bixhozi, janë të vetmet mundësi që ata të mbështeten e që të krijojnë kushte më komode.

Disfatat e Shqipërisë as që nuk i shqetësojnë. E vetmja gjë që udhëheqësit e FSHF-së po i lumturon e që janë të foksuar në këtë periudhë, janë hapjet llotove. Kjo mund të jetë dhe një nga arsyet pse janë aq të lumtur për çdo humbje të Kombëtares…

24 Komente

  1. F
    Fshf mafia

    E sake , por a eshte e mundur heqja e ketyre qe kane mbi 20 vjet ,pak e veshtire , por jo e pamundur .....

    1. D
      Duka krimit

      Largoini kë derra nga sporti boll janë dhjamosur...

      1. M
        Mando

        Ik e plak ha nja dy veze aiba e lene politiken se ste shko

        1. V
          Vranakonti

          Mire e the po kush do t'i largoi. Armando Duka eshte pronar i perjetshem dhe paguan cilindo qe te mbeshtes ate ne çdo moment. Ai eshte qeveri.Ai eshte kryeminister,president.

        2. M
          Mondi

          Edhe njehere eperseris po nuk u shfarosen mafiozet e korruptuar Duka shulku dervishaj nga fshf nuk ekziston futboolli ne shqiperi

          1. D
            Durrsaku

            A THUA JANE BABALLARET E KOMBIT....MORTJA.

            1. A
              Adrian

              Keta jane bere si ato derrkucat arke kursimi qe mbushen me leke

              1. K
                Kombetarja

                PRONARËT E FUTBOLLIT ,FRYHEN ME PARA E TALLEN ME GJITHË NE .

                1. N
                  Niku

                  Shkaktar te gjitha humbjeve Kta Jane

                  1. s
                    spotdashesi

                    Ne proteste te madhe para Federates te gjithe sportdashesit, deri sa ti cporrim keta derkuca. Asnje sportdashes ne stadium ne ndeshjen me Islanden per tu mbushur mendjen derrkucave qe duhet te cduken sa me pare per tu hapur rrugen atyre qe mund te cojne futbollin perpara.

                    1. d
                      demat e kuq

                      te fala gaz demit

                      1. A
                        AI

                        Ne Shqiperi nuk ka koke qe drejton qe nuk eshte qelbur.

                        1. N
                          Nandi

                          peshku ka 20 vjet qe eshte qelbur nga koka Po nuk u largua Duka nga Federata nuk ben hajer kombetarja dhe i gjithe futbolli ne Shqiperi Duka duhet ti kaloje drejtesise per hetim

                          1. e
                            ebani

                            Duçja i FSHF e ka bere kombetaren shqiptare komplet ashtu si ka bere gjithe futbollin shqiptar.Nje hale te madhe.

                            1. 1
                              19

                              Kater dosa dhe nje mi kanalesh ne foto .se derra si quaj dot .por dosa te dhjamosura me mutin e vet ha e dhit .kshu me duken ne foto mundet dhe te gaboj por kshu me duken .

                              1. S
                                Sqepari

                                U arrestua se u gjet nga kamerat, ai kusheriri i Dukes qe provokoi te dera e shtepise se tij shperthim (gjasme me tritol) As dera u prish, askush su demtua. Qellimi i shperthimit ishte te karikohej UEFA se zgjedhjet e fshf Jane nen presionin e qeverise dhe Dukes i rrezokohet Jeta. Pyetja eshte: ne burg eshte kusheriri i Dukes apo paguan gjoben dhe doli I pafajshem?

                                1. K
                                  Klani Zemunit.

                                  Këta sulltanët e federatës,as e kanë rrojtur dhe as e rruajmë për futbollin e kombtaren,këta e kanë mëndjen të vjedhin miliona e të argëtohen në haremet e tipit Alla sulltanat,ku sulltan Duka ka privilegjin të zgjedh i pari me të drejtën për të zgjedhur deri 7copë .

                                  1. Z
                                    Zeqina Sallaksja katunare bythpalarë

                                    Armando katunari drejton futbollin???? Pike e zeze??? Pamvarsishe parave e pasurive ai nuk di te laje bythe e vet. KATUNAR MUT.

                                    1. T
                                      Tiroci

                                      Sa me pelqen kur e shof kom kryq si sulltan mu ne mes te haremit mandi shijakut , ky tregon surratin e shtetit shqiptar sot , ku esht katandis ky ven , nuk e kuptoj ne dum baben apo dum futboll si popull kte spo e mor vesh , kryetari ne stil dumbabist , ne i flasim per futboll.

                                      1. G
                                        Gole

                                        Në Shqipëri nuk mban përgjegjësi kush! Që kur vdiq Enveri,e këtej...

                                        1. M
                                          Muhameti

                                          Prisni kur te dali sivjet kampion Erzeni i Shijakut se Duka vendos per cdo ne cifligun e tij.

                                          1. S
                                            Saimir

                                            Shqiptaret kur i theret politika shkojn me vrap per me demostruar por kur bëhet fjale per me pastruar futbollin shqiptar nga keta drejtues (ekonomista administratore) qe e shikojne futbollin "si nje lope veç me mjele qumesht"merziten vetem nje dite dhe pastaj gjithçka harrohet dhe fillon nga para.

                                            1. W
                                              WTF was that?

                                              Po mire o Fation o njeri i Allahut cfare ju ben te mendoni se cifutet qe jane nje komb shume me i pasur nga ne qe i kane dhene botes njerez te mencem ne cdo fushe nuk dine te luajne futboll e jane nje kundershtar i lehte?Po Islanda qe dikur ka dale e pesta ne europe e ka marre pjese dhe ne finale te kupes se botes pse konsiderohet me e dobet se shqiperia?

                                              1. e
                                                elton

                                                Ky shkim i sponsorizuar nga Ndyresıra dhe Felliqesira e Vetme qe ka Shqiperia, Vemja E Bashkise nuk do mundesoj do qe edhe Federata te kontrollohet nga Punembaruari i lejeve te ndertimit. Izraeli na ka mundur 4 here dhe e kemi mundur 2 here. Jane me favorite se ne. Keshtu qe nuk eshte deshtim fare. Kur te bene propaganden e Kryehales Se Tiranes, te pakten kerkojini falje shqiptareve

                                                Lini një Përgjigje