Humbja në Izrael, kombëtarja kuqezi rikthehet 10 vite mbrapa

25 Shtator 2022, 15:49Sport TEMA

Humbja në Izrael, kombëtarja kuqezi rikthehet 10 vite mbrapa

Humbja në Izrael ka konfirmuar momentin e vështirë që po kalon kombëtarja shqiptare. Asnjë fitore në vitin kalendarik 2022, me bilancin 3 barazime dhe 3 humbje në 6 sfida të luajtura. Hera e fundit kur kuqezinjtë kanë prekur triumfin ka qenë afro një vit më parë, ekzaktësisht më 15 nëntorin e vitit 2021.

Endri Çekiçi ishte heroi i ndeshjes me Andorrën duke shndërruar në gol një 11-metërsh. Më pas situata agravoi me humbje ndaj Spanjës, dy barazime me Gjeorgjinë dhe Islandën, humbje me Izraelin, barazim me Estoninë në miqësore dhe tjetër humbje me Izraelin.

Dhe kjo ecuri e ka kthyer Kombëtaren shumë pas në kohë. Për të gjetur 6 ndeshje pa fitore te Shqipëria duhet të hapim arkivën e 10 viteve të fundit. Pikërisht në vitin 2012, kuqezinjtë arritën 7 ndeshje pa fitore. Në atë kohë ishte i ndjeri Josip Kuzhe në krye të pankinës.

Ai ashtu si Reja kishte 6 ndeshje pa fitore dhe u largua nga drejtimi i skuadrës. Në krye të pankinës erdhi Gianni De Biasi, i cili e nisi me humbje miqësoren kundër Gjeorgjisë dhe shkoi në 7 numri i sfidave pa shijuar fitoren.

Që ky rekord mos të përkeqësohet më tej, duhet që kuqezinjtë të reagojnë menjëherë në duelin kundër Islandës. Situata psikologjike nuk është më e mira e mundshme, por tani është koha për ta rikthyer skuadrën në shinat e duhura. 

1 Komente

  1. Roberto

    Te reagojne pas pilafit??. Pse gjithe jeten do themi qe duhet kujdes nga minuta e pare deri tek e fundit?? A e pate Izraelin?? Shenoi ne fillim dhe perseri ne fund??? Ku ishin mbrojtesit tane?? Ku ishte sulmi yne??? Mesfusha ishte kot. A i pate stimulimet e Izraeliteve?? Po ne Tirane??? Une e theksoj perseri qe lojtaret nuk duhet te dalin neper konferenca shtypi perpara ndeshjes nese nuk kane bythe. Sa here deklarojme fitore ne humbasim. Vetem trajneri duhet te thote nja dy fjale sa per ti kenaqur gazetaret e pranishem ndersa lojtaret tane "pordhet" ti leshojne ne fushe. Atje ta tregojne forcen e tyre. Te humbasesh tre ndeshje eshte turp i madh per te gjithe ata.

    Lini një Përgjigje