Agim Ademi, ky shkatërrues i kombëtares së Kosovës

25 Shtator 2022, 20:19Sport TEMA

Agim Ademi, ky shkatërrues i kombëtares së Kosovës

Nga Berat Buzhala

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës është i papërgjegjshëm dhe i pandërgjegjshëm për dëmin që është duke e shkaktuar. Ai është një servil politik që iku nga Luli te Peci. Prioritet i Agim Ademit nuk është futbolli, por politika dhe biznesi, përmes të cilave dëshiron ta blejë pafajësinë në gjyq.

Kanë qënë zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, kur kryetari i Federatës së Futbollit kishte vendosur që të vetëinstrumentalizohej politikisht, duke u bërë pjesë e fushatës zgjedhore të kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit. Ishte një spot elektoral i këtij të fundit, ku shfaqej Agim Ademi me krejt madhështinë e një servili politik.

Përpara se t’i nënshtrohej PDK-së, Ademi i kishte shërbyer LDK-së. Ishte zvarritur drejt kreut të federatës së Futbollit politikisht, duke u thirrur herë në emër të LDK-së e herë në emër të PDK-së, e ndonjëherë edhe në emër të Presidentit Thaçi.

Pas rënies së ‘regjimit të vjetër’ i vetmi që edhe më tutje po qëndron në pushtet, falë shprehive të tij të vjetra, është Agim Ademi. Mbi kurrizin e tij rëndojnë procese gjyqësore dhe rezultate të dobëta, në fushën e gjelbër, por Ademit i mjafton që tash afër vetës e ka Pecin, e sipas të gjitha gjasave, tash edhe ministrin e Kulturës, Hajrullah Çekun.

Duke e pasur pikë të dobët pushtetin, ose duke i pasur në pikë të dobët ata që janë në pushtet, Ademi shkrihet i tëri, kur rastësisht në tribuna ulët afër tij Albin Kurti, Vjosa Osmani, e prapa shpinës së tij ndonjë komandant. Agim Ademi nuk merret me futboll, ai merret me politikë kryesisht, kurse me futboll në kohë të lirë.

Dikush do të thoshte, por çfarë faji ka Ademi pse kombëtarja pëson humbje në Irlandë, ndonëse kishte luajtur më mirë. Nuk ka lidhje direkte me këtë ndeshje, por ka lidhje absolutisht direkte me rënien e entuziazmit në kombëtare, me ikjen e talenteve të reja, qoftë drejt Shqipërisë ose ndonjë vendi tjetër.

Ademi është qesharakisht i papërgatitur për pozitën dhe ulësen që e ka okupuar. Intelektualisht është krejtësisht i varfër, politikisht krejtësisht i lidhur, profesionalisht i papërgatitur. Në anën tjetër kompleksi i Fadil Vokrrit e lë pa gjumë. Kapaciteti i tij për t’i motivuar lojtarët, ose trajnerin, ose këndo, është i limituar. Ademi kurrë në jetën e tij nuk ka shkëlqyer në asgjë, përveç servilitetit politik, në mënyrë që fjala e tij, e kaluara e tij, të vlejnë më shumë se pesë pare. Është një njeri pa vizion dhe pa koncept.

Turbulencat e mëdha politike në vendin tonë, i kanë dhënë mundësi Ademit dhe rrethit të tij, të notojnë në ujëra të qeta, sepse vëmendja është minimale. Për të është më rëndësi që të udhëtojë me ekipin me “prajvat xhet”, të shfaqet në fotografi sa herë që ta sheh që një gjë e tillë, i sjellë ndonjë troh popullaritet, të shoqërohet me njerëz të politikës dhe luftës. Kaq. Për njerëz të vegjël dhe të varfër në biografi kaq janë kërkesat.

Kosova e ka humbur momentumin që e kishte në futboll. Federata e Futbollit është një organizatë biznesore, e jo një organizatë sportive. Aty flitet për çdo gjë, përveç për futboll. Për futboll, për talente, për ndryshim të trajektores negative NDOSHTA flitet vetëm në ato orët e para pas humbjes, për t’u kthyer në realitet të nesërmen.

Sporti është emocion, është pasion, është dashuri, është motivim. Agim Ademi dhe rrethi tij nuk dinë ta transmetojnë asnjë prej këtyre vlerave. E vetmja gjë që Ademi do të dinte ta thoshte, me shumë pengesa, është “djem luni ma mirë”.

Një person që është më pak se mediokër e ka të vështirë ta kuptojë peshën e përgjegjësisë që e ka pozita e tij. Ai është i paarmatosur me ide. Ai thjeshtë shkon nga një ndeshje në një tjetër me ymyt. “Hajt se ndoshta na e don me Qipron”.

Po, ka mundësi që edhe na e don me Qipron, por përgjithësisht ka dëshpërim. Nuk është më Kosova, ajo çfarë kishim shpresuar para disa vitesh, “Brazili i Ballkanit”. Nuk është më Kosova ajo që luftonte fyt-a-fyt me kundër Anglisë. Gradualisht po rrëshqasim te ekipet e dobëta, kurse për Agim Ademin kjo nuk është kurrfarë tragjedie, sepse pozitën e tij nuk po e shfrytëzon për atë çfarë shkruan në statutin e federatës, por për ta mbrojtur vetën nga drejtësia, duke u shoqëruar me persona të rëndësishëm të politikës.

Aktualisht, në çdo kuptim të fjalës, asnjë institucion i rëndësishëm në Kosovë nuk e ka në krye të vetin një zyrtar më të dobët se sa Federata e Futbollit. Ademi do të kujdeset gjatë mandatit ose mandateve të tij, t’ia shuaj ëndrrën çdo fëmije në këtë vend, që një ditë do të bëhet pjesë e një kombëtareje të fortë dhe të respektueshme. Ademi, me qasjen e tij, do të kujdesët që futbollin ta shndërrojë në një aktivitet rekreativo-shëndetësor, e para së gjithash biznesor, e jo në një aktivitet sportiv, konkurrues, patriotik dhe kombëtar. Patriotizmi nuk është sëmundje ngjitëse, që t’i ketë rënë Ademit duke qëndruar afër Sylejman Selimit.

Jam i mërzitur tej mase për degradimin që po ndodhë. Me zemër të thyer do të vazhdoj t'i mbështes djemtë që luajnë për Kosovën, gjë të cilën janë duke e bërë edhe qindra mijëra të tjerë, që fatkeqësisht kanë filluar të familjarizohen me humbjen. Iku koha e fitoreve zinxhirore dhe koha e entuziazmit. Erdhi koha e arsyetimeve të natyrës “kaq i kemi mundësitë”.

Nëse një ndryshim do të duhej ta bënte ky ‘regjimi i ri’ ai do të duhej të ishte në sport, posaçërisht në futboll. Fatkeqësisht këtë sektor po e mbështesin shumë më shumë se sa ata të parët.

6 Komente

  1. B
    Bubuzhel Berati i punesuari i nongrates Berrishes

    Me pise njeri se Bubuzhel Berati nuk do ket ne koqevari

    1. T
      Të dhjefsha mentalitetin Turke Otomane

      Haha Brazil i ballkani??? Fyte për fyte me Angline,?? Veq që humbi 5 me 2? Veq që i shenoje Anglise 2 Gola u bë Kosova Brazil i ballkani?? KY ështe mentaliteti i dhjer Turk Otomane. Edhe pse të dhjer bishtin laret.

    2. k
      kashi

      njesoj si shqiperia dhe kosova

      1. W
        WTF was that?

        Kaq i keni mundesite o njerez .Rrahmani dhe Muriqi jane te vetmit lojtare ende ne forme.Zeneli qekurse u lendua nuk eshte me i pari,rashica ka 2 vjet ne forme te dobet, te tjeret rezerva ne klubet e tyre.kampionati i kosoves bernut si i shqiperise .Talentet kosovare te lindur jashte kosoven e zgjedhin kur shtetet ku kane lindur nuk i ftojne. 1 ne 20000 femije qe merren me sport behet sportist klasi .Na jena popull i vogel propabilitetin per te nxjerre sportiste klasi te larte e kemi te ulet.

        1. W
          WTF was that?

          Kaq i keni mundesite o njerez .Rrahmani dhe Muriqi jane te vetmit lojtare ende ne forme.Zeneli qekurse u lendua nuk eshte me i pari,rashica ka 2 vjet ne forme te dobet, te tjeret rezerva ne klubet e tyre.kampionati i kosoves bernut si i shqiperise .Talentet kosovare te lindur jashte kosoven e zgjedhin kur shtetet ku kane lindur nuk i ftojne. 1 ne 20000 femije qe merren me sport behet sportist klasi .Na jena popull i vogel propabilitetin per te nxjerre sportiste klasi te larte e kemi te ulet.

          1. s
            sportedashesi

            E paskeni si soj ju andej ore Berat Bukshkala se edhe ti te njejten pune ke ba!Pastaj Federata e Futbollit te Kosoves duhet te kete parasysh se ka dy lojrate te forte rezerve Albin Kurtin dhe ty or Bukshkale ku mundet me ba çuditra ne çdo fushe.Atij po i ikun lojtaret e rinj thekson ti duke i ikur ne Shqipni apo ne ndonje vend tjeter!Kjo tregon se ti je me i ulet se Agim Ademi.

            Lini një Përgjigje