VIDEO: Plas skandali pas humbjes së Shqipërisë U21, lojtarët ia kërcasin birrave

26 Shtator 2022, 09:19Sport TEMA

VIDEO: Plas skandali pas humbjes së Shqipërisë U21, lojtarët

Kombëtarja shqiptare U21 ka mbyllur dje pjesëmarrjen e saj në turneun miqësor në Kroaci, duke regjistruar dy humbje identike 3-1 ndaj Maqedonisë së Veriut dhe pastaj vendasve.

Një situatë që duket se nuk ka shqetësuar shumë lojtarët e grumbulluar nga Alban Bushi të cilët pak orë pas humbjes, ia kanë kërcitur me birra.

Ka qenë portieri Marko Molla ai i cili në një lidhje direkte në Instagram me mbrojtësin Mario Mitaj, ka treguar se po pinte birra në tavolinë me futbollistë të tjerë të kombëtares U21.

Bashkë me të ishin edhe Klidman Lilo, Leandro Frroku, Andreas Ndoj dhe Flamur Ruçi.

Lojtarët shfaqen disa herë duke pirë birra në këtë bashkëbisedim në rrjetet sociale, ku ndiqen tifozë të shumtë.

Një sjellje skandaloze dhe absolutisht e papranueshme duke llogaritur se gjendeshin në Kroaci për të përfaqësuar flamurtarin shqiptar dhe ngjyrat kuqezi. (Panorama Sport)

2 Komente

  1. T
    Tan_Tironci

    Po me pije shtyhet dhimbja....????

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiptari

      Nje nga kerkesat themelore per nje sportist cilesor dhe me nivel te larte eshte distancimi nga duhani,droga,alkooli dhe veset e tjrera. —Por besoj se nuk mund te privohen nga nje gote birre apo vere kur je jashte aktivitetit. _Skandale dhe orgji une i kam pare ne video me ekipet kombetare te Anglise,Gjermanise,Italise,Belgjikes etj.Marrja e kampionatit ne Ghermani shoqerohet me lume birre qe fillon ne stadium dhe nuk dihet se kur mbaron dhe sa voza birre pihen.I njejti spektakel me lume birre ndodh dhe ne Angli. —Jam dakord qe drejtuesit e U 21 duhej te ishin treguar me te kujdesshem pasi vete rezultatet ishin te dobeta,por dhe mosha e sportisteve eshte ende e vogel per te pire birre. —Shikoni se çfare bejne maturantet ne mbremjet e matures! Do kaloje shpejt !

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje