Partizani, feston suksesin e Akademisë, presidenti Gaz Demi përgëzon ekipet kampione

21 Maj 2026, 19:11Sport TEMA
Partizani, feston suksesin e Akademisë, presidenti Gaz Demi

Presidenti i klubit, Gazment Demi, ka mirëpritur sot ekipet kampione të Partizanit U-19 dhe Vajzat U-17, të cilat i dhuruan klubit dy tituj kampionë dhe një trofe të Kupës së Shqipërisë.

Në një koktej festiv të organizuar në ambientet e restorantit të kompleksit sportiv, kreu i klubit përgëzoi futbollistët, stafet teknike dhe drejtuesit për sukseset e arritura, duke vlerësuar punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë gjithë sezonit.

Demi theksoi se mbështetja dhe vëmendja ndaj ekipeve të Akademisë do të vijojnë të mbeten prioritet i rëndësishëm për klubin edhe në të ardhmen.

Një arritje historike vjen për ekipin U-19, të drejtuar nga Fation Muhameti, i cili për herë të parë do të përfaqësojë Shqipërinë në UEFA Youth League për sezonin 2026–2027.

Ndërkohë, ekipi i vajzave U-17, i drejtuar nga trajnerja Cyme Lulaj, debutues këtë sezon në Kategorinë Superiore për vajza, u shpall kampion i Shqipërisë.

Lini një Përgjigje