Vetëm një ditë pasi u prezantua si trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran ka nisur zyrtarisht punën për të përgatitur miqësoret e qershorit. 62-vjeçari ka marrë bekimin e ish-trajnerit kuqezi Xhani De Biasi, i cili ka folur për TV Klan.
“Është një trajner me eksperiencë. Ka punuar mirë në karrierën e tij. Është një person i ndershëm dhe serioz. Tani ka përpara një mundësi të artë dhe besoj që do ta shfrytëzojë ashtu siç duhet”, tha De Biasi.
Ai zbulon gjithashtu bisedën që ka pasur me Maran.
“I fola pak për ambientin që do të gjejë në Shqipëri. Për faktin që do të punjoë në një federatë që të mbështet për ta ndihmuar që të përshtatet sa më shpejt aty. Lidhja e fortë mes Italisë dhe Shqipërisë do t’ia bëjë më të lehtë”,shtoi De Biasi.
Xhani De Biasi tregon filozofinë e futbollit të trajnerit të ri të Kombëtares.
“Është shumë i përgatitur. I pëlqen futbolli modern, i shpejtë dhe agresiv. Lojtarët duhet të vrapojnë shumë, por të jenë inteligjentë. Nuk mund të them se cilët futbollistë do të ekzaltohen nga futbolli i tij. Shpresoj që të kualifikohet në Europian dhe të realizojë ëndrrën tonë të përbashkët për në Botëror”, përfundoi De Biasi.
Maran mori drejtimin e Kombëtares këtë të martë pas largimit të trajnerit Silvinjo dhe ka firmosur një kontratë për 1 vit e gjysmë.
te jete kush te doj boll qe iku matrapazi silvjnjoqe linte pa ftuar ne kombetare Mucin qe vlen 10 milion dhe ben gol ne cdo pozicion,lojtar qe i duhej kombetares me shume se cdo lojtar qe aktivizonte
Të shohim si do të jetë trajneri i ri, Z. Biazi tha fjalë miradije edhe pë Panuçin, që rezultoi një fiasko!!!
Respekt per ty Gianni De Biasi por me vjen shume keq qe Duka largoi Silvinjon. Kishim nje trajner Brazilian shume te mire. Nuk e di se si do shkoje me tej. Te shpresojme per mire por perseri nuk mund ta kaperdij dot largimin e Silvinjos.
Sylvinjo u lodh pastaj e kuptoi se nuk kishte c’ti merrte me ekipit .Ki i riu i duhet te rindertoje ekipin ,kemi lojtare pleq e jashte forme .njk di ku do ti gjeje lojtaret me te cilet do beje hair.
Dyll,dyll o fare DEBIASI……traineret ne Itali jane njesoj….qe nga Alegri e deri tek Gasperini,jane takticiene te mire….por shkolla e futbollit eshte nata me diten me futbollin spanjoll apo premier ligen angleze….boll te shikosh kombetaren e Italiseqe ka shume vite pakualifikime ne boteror….aq me teper ky fare MARANI !!??
Qija ropt te pakten me sylvinjon loznim futboll, me kete pensionistin italian vk, ky do lozi 6-3-1dhe vetem ne mbrojtje do rrime gjithe kohes, dhe bjeri ti biem. O duka po merr trajner kroat, gjerman,spanjoll, a ku di une, po na ke care karin me keta pepinot, vete pepinot kane 3 boterore, qe i shikojne nga TV, ti prape me pepino o rrk