Ka marrë këshilla nga De Biazi, ja çfarë e lidh trajnerin e ri të Shqipërisë me italianin që bëri histori me kuqezinjtë dhe me Edi Rejën

19 Maj 2026, 17:20Sport TEMA
Ka marrë këshilla nga De Biazi, ja çfarë e lidh trajnerin

Rolando Maran do të jetë trajneri i katërt italian në krye të Shqipërisë. Por përveç nënshtetësisë, i lidh edhe diçka tjetër me trajnerët Xhani De Biazi dhe Edi Reja.

Të tre ata kanë drejtuar skuadrën e Breshias. De Biazi e ka drejtuar Breshian për 2 sezone, 2003-2005, Edi Reja në vitin 1996-1997 ndërsa Rolando Maran 2023-2025.

Madje Maran deklaroi në konferencën për shtyp ku u prezantua se ka folur me De Biazin duke e cilësuar një mik të mirë.

“Kam folur me De Biazin, përderisa është një mik i mirë, është një trajner që e vlerësoj shumë për atë që ka dhënë. Më ka dhënë disa indikacione që i vlerësoj”, tha ai.

1 Komente

  1. L
    Lubi Malltezi

    Shpresojme qe te mos kthehemi tek nivelet e lojrave mediokre te DeBiazit dhe Rejas. Pothuajse gjithe ndeshjet ne drejtimin e italianeve gjujtjet ne porten kundershtare ishin nje ose dy per pjese loje, madje kishim ndeshje ku nuk benim asnje gjuajtje ne porten kundershtare.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje