Presidenti i FSHF-së Armand Duka, ka dalë në konferencën për shtyp teksa krah tij janë Silvinjo dhe trajneri i ri i Shqipërisë, Rolando Maran.
Duka e ka prezantuar trajnerin: “Do të bëjmë publik emrin e trajnerit të ri të Shqipërisë, që është në krahun tim, Rolando Maran. Mbyllëm një cikël me Silvinjon dhe stafin e tij, e falenderojmë për kontributin e tij në Kombëtare.
Bashkë kemi kaluar një periudhë shumë të rëndësishme, me emocione, kemi qeshur dhe kemi qarë. Në futboll konsiderohet normale mbyllja e një cikli, ndahemi me konsensus. Hapim një cikël të ri me një trajner jo të ri në moshë, sicc është zoti Rolando Maran.
Objektivat tona mbeten aty ku duam të jemi, vendi i parë në Nations League dhe kualifikimi për në EURO 2028, dhe më pas për të vazhduar me objektivin që se kemi arritur asnjëherë për të qenë pjesë e Botërorit.
Sdua të zgjatem më tepër, dua të falenderoj Silvinjon, Dorivën, Zabaletën, për kontributin dhe bashkëpunimin me Kombëtaren shqiptare. Iu uroj shumë suksese trajnerit Rolando Maran me Kombëtaren shqiptare, unë nuk bëra CV-në sepse është një emër i njohur duke qenë se ka trajnuar skuadra të rëndësishme si në Serinë A dhe B në Itali, dhe jam i sigurt që do të bëjë mirë në kualifikuese”, tha ndër të tjera Duka.
Silvinjo falimentoj kombetaren shqiptare. Shpresojm që ta ketë kuptuar mesazhin tranjeri ri FSHF-së.Nëse kualifikohemi në 2030-ën ,do nderohet si i ndjeri kryepeshkopi Janullatos.
Bravo Armando, kot nuk thonë, do mosha moshën. Pleqëri të mbarë!