
Jose Mourinho ka rënë dakord të kthehet te Real Madridi si trajner me një marrëveshje dyvjeçare mes palëve.
Real Madridi ka zgjedhur ta rikthejë Mourinhon 13 vjet pas periudhës së tij të parë si trajner, për të sjellë rregull në dhomën e zhveshjes, e cila është përfshirë në polemika jashtë fushe, pas një fundi zhgënjyes në një sezon pa trofe.
Një njoftim pritet pas ndeshjes së fundit të sezonit të Real Madridit kundër Athletic Club të dielën. Mourinho, kontrata e të cilit përfshin opsionin për një vit tjetër, do të prezantohet më pas në Madrid javën e ardhshme.
Alvaro Arbeloa ka qenë në krye përkohësisht të Real Madridit që kur Xabi Alonso u shkarkua në janar, kur kishte veç shtatë muaj në detyrë. Mourinho shpreson se ai mund të ketë më shumë sukses se dy ish-lojtarët e tij.
TemA
Gati te kthehet lufta me Barcelonen. Na kishte marre malli.