Egnatia turpëron Elbasanin, rrogozhinasit triumfojnë me katër gola në kryeqytet dhe marrin kreun e Final 4

17 Maj 2026, 21:10Sport TEMA
Egnatia turpëron Elbasanin, rrogozhinasit triumfojnë me katër

Egnatia është kryesuesja e re e fazës “Final 4” në Superiore, kjo pas triumfit 0-4 ndaj AF Elbasanit në kryeqytet.Takimi i luajtur në “Arenën Kombëtare” nisi mjaft mirë për të besuarit e Nevil Dedes, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 28’ me anë të Bakayokos. Ishte sërish sulmuesi 24-vjeçar që dyfishoi shifrat në fundin e pjesës së parë, ndërsa dy minuta më vonë, Fernando Medeiros që çoi në tre gola avantazh rrogozhinasit në fundin e pjesës së parë.

Verdheblutë u munduan të reagonin, duke bërë katër zëvendësime që në fillimin e pjesës së dytë, gjithsesi, kampionët në fuqi arritën të mbroheshin në mënyrën e duhur.

Në minutën e 88’, ishte Albano Aleksi që ktheu në gol një 11-metërsh, duke i dhënë goditjen e KO “tigrave”.

Me këtë fitore, Egnatia shkon në kuotën e 31 pikëve, po aq sa Vllaznia dhe Elbasani, me rrogozhinasit që marrin kreun e renditjes, me dy ndeshje të mbetura.

Bakayoko 28’, 45+1’, Fernando 45+3’, Aleksi (P) 88’

 

2 Komente

  1. B
    Berti

    Tranieri Gvozdenovic dhe drejtori Guranjaku euforikë dhe në pregatitjen e ndeshjes janë treguar të papjekur. Në 4 ndeshjet e fundit Elbasani ka pësuar 14 gola. Dy mbrojtësi e krahëve Musta e Lila nuk duhet të jenë më në formacion. Kasa nuk e bën dot mbrojtësin e qendrës. Ndërsa portieri Totoshi nuk e ka fituar akoma pjekurinë për të qenë titullar. E më kryesorja është që kur do ta kuptojë stafi drejtues që Luekili është truri i ekipit, si mund të mbahet në stol ? Dhe e fundit dhe e pakuptueshme përse hezitojnë drejtuesit e ekipit për ta deklaruar nongrada gjygjtarin Jurxhin Xhaja !!!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muhameti

      Kjo Egnatia doli e forte. Si shpjegohen gjitha ato himbje ne fazen e katert ku e mundi Tirana, Vlora, Durresi, Dinamo,etj. Pazare te turpshme, kampionat koti.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje