Skuadra e Teutës ka siguruar qëndrimin në Kategorinë Superiore edhe për edicionin e ardhshëm.
Durrsakët ia dolën të triumfojnë me rezultatin minimal 1-0 ndaj Pogradecit në finalen e fazës “play out”.
Ky takim vendimtar u zhvillua në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit dhe u vendos vetëm në minutat shtesë të takimit.
Ishte sulmuesi Klejdi Daci ai që realizoi golin e fitores në minutën e 93-të. Sfida u karakterizua edhe nga polemika të mëdha për shkak të një vendimi arbitrimi.
Kryesori Enea Jorgji ndëshkoi me karton të kuq sulmuesin Pius të skuadrës liqenore. Ky largim erdhi pas një rasti të dyshimtë të ndodhur në mesfushë.
Duke qenë në superioritet numerik, ekipi bregdetar e pati më të lehtë të dominonte lojën. Presioni i Teutës dha rezultat pikërisht në kohën shtesë të ndeshjes. Pas këtij rezultati, Pogradeci do të vazhdojë të luajë në Kategorinë e Parë.
Sa te jete Duka president ,Durrsi nuk del nga kategoria. Enea Jorgji, arbiter kamikaz i Dukes.
Kartoni i kuq ndaj futbollistit të Pogradecit pritej nga federata, nga që durrësi nuk po shënonte duhet të ngelej pogradeci me 10 lojtarë. Ja edhe sot favorizohet Vllaznia. Dinamo paraqitet sot përballë Vllaznisë me ekipin e dytë. Bravo Dinamo je mësuar me shitje ndeshjesh.
Tranjer skenderbeu doc jete sulenan starova laci tranjer do jete shkeqim muca te hilke shorti mini kapion te hillete shorti mini kapionati
Ishte me të vërtetë një skandal. Por kështu eshte kur zgjedhin Duken president.
Besa me Pogradecin ka patur ja 6 a 7 raste te pastra, ku nje sulmues goli, do ti kishte realizuar te gjitha, ndersa Pogradeci pati 4 raste. Kam pershtypjen se Pogradeci nuk ka dale ne lojen e vet, duke e mbivleresuar Teuten, siç beri vjet edhe me Tironen. Ne keto ndeshje luhet per gjithçka. Skuadrat e Superiores nuk kane shume diferenca me skuadrat e mira te Kategorise se Pare. Kampionati duhet te luhet me 16 skuadra ku 3 te fundit zbresin nga kategoria. Nuk eshte e drejte qe Pogradeci nje skuader e mire qe ka investuar te deshtoje 2 here ne plejof.