Benard Berisha ishte i ftuar në emisionin Mega Sport që transmetohet në A2 CNN. Futbollisti i Dinamos është pyetur në lidhje me trajnerët më të mirë që ka punuar në Shqipëri dhe ai u ndal në dy emra, Mirel Josa dhe Ilir Daja. Megjithatë kur ka folur për Dajën, nuk ka ngurruar të tregojë edhe anën tjetër të trajnerit.
“Daja nuk e thyen egon dhe karakterin, kur vendos për dicka, më mirë e humb ndeshjen sesa të ndërroj mendim. Për mua dy trajnerët më të mirë që kam punuar janë Mirel Josa dhe Ilir Daja. Janë pak të ndryshëm, Josa ishte më i komunikueshëm me lojtarët, isha më i lirë në fushë me të.
Ilir Daja ka taktikat, duhet të veprosh si thotë ai ose ulesh në stol, ose nuk luan fare. Kjo më ka ndodhur edhe mua, prandaj nuk kam luajtur. Duhet të veprosh sipas taktikave të Dajës, unë tani jam në fund të karrierës time dhe nuk dua që të bëj probleme apo të shkaktojë zënka”, tha Berisha.
Karakteri, këmbëngulja, inteligjenca, dhe niveli i lart profesjonal,përcaktojnë trainierin e futbollit të kohes.Menazhimi i karaktereve të futbollistēve është I veshtirë dhe problematik në të gjithë botën. Puna e trainierit ështē një punë e vështirë, me tension, me shqetësime tē vazhdushme, me ankth, jo në dy orëshin e lojës, por gjatë gjithë javës. Të rrallë janē trainierët e pathinjur.Trainieri zakonish i ndërton planet taktike të ndeshjes ne bazē tē lojtarve që ka nē disposition. Ndonjēherē trainieri duhet tē jet i rreptë në kërkesat e tij.Dhe Iliri Daja është njē trainier i kohës qē lexon shumë, kërkon shumë, punon shumë,dhe këto veti ja njoh nga afër Ilirit.Në librat e futbollit të Ilirit mund tē gjesh vetëm pak faqe pa nēnvizime. Dhe ështē ndēr tē paktit qē diskuton teorikisht për futbollin me kolegët.Prandaj është trainieri mē I sukseshem I kohes.I uroj punë tē mbarē dhe suksese tē përhershme Ilirit.~ ~~~~~~Një mik.~~~~~~~