Orë vendimtare për të ardhmen e Sylvinhos te Shqipëria, trajneri brazilian “zbarkon” në Tiranë

18 Maj 2026, 16:00Sport TEMA
Orë vendimtare për të ardhmen e Sylvinhos te Shqipëria,

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho është rikthyer në Shqipëri, ndërsa do të merret vendimin final për të ardhmen. Teksa kanë mbetur edhe pak ditë nga përfundimi i kontratës, ende nuk ka ide të qartë se çfarë do ndodh mes “timonierit” brazilian dhe mundësisë për të vijuar drejtimin e kuqezinjve, përtej kësaj vere.

Shqipëria ishte shumë pranë kualifikimit historik për në Kupën e Botës, por u mposht nga Polonia, gjysmëfinalja e fazës Play-Off, duke e lënë “ëndrrën” përgjysmë.

Sylvinho e ka marrë drejtimin e Kombëtares më 2 janar të vitit 2023, ndërsa grumbullon 34 prezenca në pankinë, e përkthyer me 15 fitore, 7 barazime dhe 12 humbje. Mesatarja e pikëve 1.53 për ndeshje.

4 Komente

  1. T
    Tifozi plak

    Per mua eshte trainer i mire por varet nese e ka energjine t’ia filloje punes nga e para se ekipi eshte i plakur e lojtaret jashte forme .nuk e di se ku do i gjeje lojtaret ,me te miret jane ne ekipe te dores se dyte.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje nga Durresi

      Ne fakt Shqiperia nuk ka nevoje per tranier,sepse ai eshte A.Duka,,,pse me shpenzu pare kot?

      Përgjigjjuni
    2. E
      E VERTETA LAKURIQ

      Trajneri, kushdo qofte, rehatohet me parate e fituara nga kontrata e majme , per te tjerat kujdeset KOKELOPA. Ai vendos formacionin dhe rezultatin e ndeshjes, ai vendos qokat dhe bastet ne dobi te miqve te tij dhe vetes natyrisht.Per aq kohe sa uji nuk qarkullon , ai qelbet dhe behet shkaktar i viruseve vdekjeprurese.Dhe Kokelopa , kete gje e ka arritur, ka helmuar shpresen e te rinjve per tu marre me sport, ka shuar shpresen e talenteve te reja per tu bere pjese e kombetares, per aq kohe sa lojtare qe nuk luajne ne skuadrat e tyre , luajne akoma ne kombetare.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Edi

        Te largohet sa me pare dhe te vije nje trajner shqiptar. Loja qe ben ekipi i drejtuar nga Silvinjo eshte mizerabel, luan per 0-0 ose 1-1! Eshte trajner frikacak. Duhet te vije Daja!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje