“Krenari e madhe”, Maran flet për herë të parë si trajner i Shqipërisë: Dua të ndërtoj një skuadër agresive

19 Maj 2026, 10:35Sport TEMA
“Krenari e madhe”, Maran flet për herë të parë

Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, ka thënë fjalët e tij të para si trajner i Shqipërisë.

“Përshëndetje, dua të falënderoj presidentin që ma dha një detyrë që është shumë e rëndësishme për mua. Dua të falënderoj edhe Sylvinhon dhe komplimente për atë që ka bërë. E kam ndjekur me kujdes Kombëtaren e Shqipërisë dhe meritoni komplimente.

Presidenti tashmë më jep mundësinë të drejtoj një Kombëtare që përfaqëson një popull shumë krenar. Është krenari e madhe për mua dhe premtimi është të transferoj në fushë atë dashurinë e madhe për këtë komb dhe këtë fanellë, duke dhënë maksimumin gjithë stafin që punon me mua dhe ata që do të njoh në Federatë.

Është një angazhim moral për mua, është emocion i madh, sepse është diçka shumë e forta ajo që ndiej për këtë mision. Të transmetojmë në fushë atë që përfaqësoni ju, për tifozët dhe kombin. Dua të kem një skuadër agresive. Duhet të demonstrojmë se jemi të fortë në fushë. ADN-ja ime është kjo, dua ta transmetoj këtë në çdo ndeshje. Kjo Kombëtare është si të trajnosh një klub, sepse ka ndjenjë të fortë përkatësie”, tha Maran.

2 Komente

  1. W
    Whitesnake

    Me mire te me kishin marre mua se kam drejtuar nje ekip ne enderr. Kur me doli gjumi iu riktheva serish te shisha te tregu rroba te perdorura.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje nga Durresi

      Se me kujtove enderen...Pyeten nje djale te vogel 10 vjec se kush eshte endra jote dhe ai thote qe endra ime eshte qe nje dite te behem milioner si gjyshi dhe babi,,,pse gjyshi dhe babi milioner jane,,,jo,jo,por edhe endra e tyre eshte te behen milioner. Edhe endera e trajnerve te kombetares kjo eshte qe nje dite Shqiperia te jete kampione e botes.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje