“Jemi rritur të gjithë bashkë” - Largohet Sylvinho: Zemra rreh fort! Ju falënderoj të gjithëve

19 Maj 2026, 10:24Sport TEMA
“Jemi rritur të gjithë bashkë” - Largohet Sylvinho:

Ish-trajneri i Kombëtares, Sylvinho, i dha lamtumirën skuadrës kuqezi duke folur për pak minuta në konferencën për mediat ku u prezantua pasardhësi i tij, Rolando Maran.

“Janë minuta ku zemra rreh fort. Tani e njoh shumë mirë Shqipërinë, ju falënderoj vërtet shumë”, tha brazilian.

“Falënderoj edhe Presidentin Duka për besimin. Dhe më shumë se 100 vetë që punojnë në federatë, të gjithë e dinë shumë mirë se çfarë kemi bërë.

Falënderoj gjithë stafin teknik dhe të gjithë futbollistët me të cilët kemi bërë një udhëtim të shkëlqyer dhe sigurisht tifozët e pasionuar.

Mister, urime për të ardhmen, uroj gjithë të mirat për skuadrën. Faleminderit shumë”. 

4 Komente

  1. T
    Tifozi plak

    Faleminderit Silvinjo !ti bere me te miren qe mundeshe

    Përgjigjjuni
    1. z
      zeri i arsyes

      Te kishte bere gol Bajrami, sot do flisnim ndryshe.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Koli

        Djale i Mrekullueshem dhe shume Pozitiv,njeriu qe beri Mrekulline me Shqiperine qe per 3,5 viteve pune ketu na dergua si vend te pare Grupi ne Europian,dhe si vend te dyte ne Grup per te vazhduar per Playoff per here te pare ne Histori.Te arrish keto Rezultate dhe me shume Pine te Grumbulluara ne keto 82 vite pas Luftes se Dyte Boterore,me duket se Faktet flasin vete cfare beri ky Djale i Mire me Lojtare qe gati 70 per qind kane mbi 1 Vit qe nuk luajne fare ne Ekipet e tyre.Megjithate jeta vazhdon,Respekte per Sylvinion,dhe Va Fancullo Armando Duka me gjithe Servilat Debila qe ke mbledhur ne ate Cope Muti qe quhet FSh F.

        Përgjigjjuni
        1. B
          BomberiRrjeteveSociale

          Pervec pas cfare ndodhi pas 2025es, faleminderit Silvinjo per kontributin qe na ke bere, qe na cove ne Euro 2024, na cove aq larg ne kualifikueset e Kupes Boterore. Mund te keshe mbaruar keq por KONTRIBUTI NUK DUHET TE HARROHET

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje