Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Rudi Vata, ka komentuar vendimin e Federatës Shqiptare të Futbollit për emërimin e trajnerit italian Rolando Maran në krye të pankinës kuqezi.
Vata vlerëson se emërimi i Maran nuk reflekton një qasje ambicioze, duke theksuar se mungon një standard i qartë dhe i thelluar në përzgjedhjen e trajnerit ndërsa shprehet se vendimi duket më shumë si një zgjidhje e thjeshtë administrative sesa si një projekt i mirëfilltë sportiv me vizion afatgjatë.
Vata thekson se procesi i përzgjedhjes duhet të kishte qenë më kërkues dhe më i strukturuar ndërsa shton se problemi kryesor nuk qëndron vetëm te emri i përveçëm, por te mungesa e një standardi të qartë mbi të cilin duhet të bazohet përzgjedhja e trajnerit të Kombëtares. Ai e cilëson këtë lëvizje si “të varfër dhe jo ambicioze”, duke theksuar se Shqipëria duhet të ketë kritere më të forta dhe më të detajuara në procesin e vlerësimit të kandidatëve.
“Shiko, ai është një trajner që mund të jetë i mirë. Unë e njoh mirë futbollin italian dhe e njoh sigurisht elitën e trajnerëve të kampionatit italian. Nuk ka ndoshta shqiptarë që nuk i njohin, por Shqipëria nuk e di se çfarë kriteri duhet të ketë një trajner për të aplikuar, për t’u bërë trajner i Kombëtares shqiptare, sepse kriteret i di vetëm personi që vendos kush emërohet trajner. Mendoj se është një zgjedhje e varfër për mua, shumë e varfër, jo ambicioze. Nuk mendoj se ka qenë një lëvizje e mirë. Duke qenë se Shqipëria është vend i “qokave”, mendoj që thjesht është bërë një zgjedhje diku, por jo ambicioze. Trajneri mund të jetë shumë i suksesshëm, mund të dalë shumë i zoti në fund të kontratës së tij, mund të rezultojë madje edhe trajneri më i mirë në historinë e Kombëtares shqiptare, por prapë nuk më duket një zgjedhje shumë e thjeshtë. Domethënë, për të aplikuar dhe për t’u bërë trajner, duhet të jetë e vështirë. Një trajner që synon të bëhet trajner i Kombëtares shqiptare, në këtë pozitë ku është sot Kombëtarja shqiptare, duhet të kalojë një proces shumë më të vështirë verifikimi, me analiza të thelluara të të gjitha karakteristikave të tij: mentalitetit, punës që ka bërë, frymës që sjell, energjisë që transmeton dhe gjithçkaje që do të implementojë. Domethënë është bërë një analizë e thjeshtë, është bërë një ofertë, i ka shkuar një telefonatë bashkë me një CV dhe “hajde ta vendosim”, si me qenë duke vendosur një lojtar apo një kamarier në restorant dhe mbaron puna. Për mua është një qasje shumë e varfër, jo ambicioze”, tha Vata.
Vata, asnje dyshim qe do filiste keq.Tani Duka nuk ka dyshim qe e ka kthy ne prone private FSHF -ne, por ama ç'do gje qe behet nga FSHF, per kete njeri eshte negative, dhe ku pason pastaj gjithnje me ate retoriken e tij, per ç'do trajner te kombetares, pa filluar ende, ja vuri vulen ky, zgjedhje e varfer!! Eshte i disponushem Antonio Konte, merreni ate, nja 10 mln euro ne vit dhe kryet ajo pune!! Bejne sikur me qene Brazili!!
Kohl per nje trainer Shqiptar , pse jo dhe Vata,
Pak me serioz te lutem
Vata i din tana!!!
Nje pyetje per drejtuesit e FSHF. Sa vite qendroj Lev i Gjermanise deri sa e shpalli kampion bote ne 2014.?!Zevendesimi i trajnereve tregon per nje zgjidhje te momentit e mos patjen e nje strategjie afat mesme apo afat gjate per futbollin.E mbeshtes mendimin e Vates.Veprimi i FSHF tregon miopi per ecurine e metejshme te rezultateve te kombetares tone.Kuptohet qe te kesh rrezultate gjithmkne ne ngritje duhet qe edhe shpenzimet per drejtusin e stafin e tije duhet te jene me te larta.Si gjithmone ne veprojme alla shqipetarce " te shtrenjte ne krunde e te lire ne miell".Per FSHF-ne ju kujtoj nje shprehje te vjeter tironce " I lire o vec plonci".
Zgjidhje e varfer ne ide dhe e varfer ne kompletimin e kombetares si emra….ky fare Marani njeh vetem futbollin italian,nje futboll i lodhshem qe njeh vetem takticiene….por jo nje futboll sic luhet ne premier League!!! …qe ka ide dhe luhet per GOLIN dhe per RASTET qe krijohen!!!…nje imitues i futbollit italian,sic eshte Marani dhe shoket e tij nje futboll qe sjell asgje….larg kualifikimit ne botror dhe ne nivel europian….ITALIA per here te peste qe nuk klasifikohet ne boteror … dhe ne drejtohemi nga nje trainer ITLIAN…!!! Komedi e pa pare ….Por te kishte nje kufi per nje boteror dhe europian….nje afat …..por me kete lolo qe kemi ne krye te Federates kaq mund bejme???!!! Shikoni Kosoven cfare futbollistash ka ,mbajne edhe kampionatin tone…..!!!!
Vata nuk ka kapacitetet e duhura te drejtoje kombetaren shqiptare. Thjesht fare. Nuk ka drejtuar asnje ekip ne jeten e tij. Duhet te filloje nga Apollonia e Fierit, pastaj te zhvillohet e te rritet per 10 vjet per te arritur nje nivel te mjaftueeshem Eksperimente me Kombetaren jane te papranueshme.
Vata, Italia ka 70 milion banore, qe do te thote se ka trajnere te mire edhe ne Serine D dhe Ligat amatore. Te trajnosh skuadra ne Serine B dhe A, nuk je pa eksperience. Une do te preferoja trajner gjerman ose kroat. Po te nisemi nga eksperienca, ka me shume se Selvijo kur erdhi ne Shqiperi. Nuk duhet te flasim para kohe. Trajneret me emer te madh, nuk mund te vijne ne Shqiperi.
Unë mendoj si Rudi Vata. Duka e ka pronsuar Fshf-n! Shumë më mirë do ishte De Biasi, apo të qëndroj Silvinjo. Pse jo një shqiptar si Besnik Hasi e Ilir Daja etj... Zgjedhje pa kriter? Turp për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët që smund ta vendosin në krye të Fshf-s një njëri që e njef futbollin shqiptar dhe Kombëtaren!
Parimisht e ka mire por duke njohur se kush eshte ndryshon puna. Dakort po ja I beme biografine nje kandidati konkretish cfare kerkohet kur je nje vend me kapacitete te limituara,pervec kualifikimit ne kompeticionet e medha tjeter cfare? Loje? Po ne nuk kemi elemente te mjaftueshem qe jane titullare ne ekipet e tyre keshtu qe zgjedhja eshte spontane. Disa nuk e duan italian por tjeter kombesi po kush I njohur te vjen me 1 milion euro ne vit? Pastaj ne mbrojtja na mban gjalle troc keto diskutime jane thjesht per te thene dicka por ne thelb asgje. E kishim trajnerin por specialistet me te mire te globit kishin ankesa se donin qe te fitonim Evropianin gje qe nuk e realizoi.