E shndërroi ekipin në “makineri” të frikshme në Itali! Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran “makth” i kryeqytetasve në Serie A

20 Maj 2026, 10:30Sport TEMA
E shndërroi ekipin në “makineri” të frikshme në

Rolando Maran ishte një emër surprizë në stolin e Kombëtares, por trajneri italian nuk vjen “thatë” nga Italia. Ai ka qenë “timonier” i Catanias në sezonin 2012/2013, kur ekipi italian i surprizoi të gjithë në Serie A.

Kjo surprizë vjen për faktin e pikëve rekord, 56 të tillë dhe vendi i 8-të në renditje. Por jo vetëm kaq, atë sezon, 62-vjeçari e “shndërroi” ekipin në makthin e kryeqytetasve, duke përmendur këtu Lazion dhe Romën.

Të dy këto skuadra “shijuan” pak nga doza e trajnerit italian, që në sezonin 2012/2013, bëri mjaft mirë.

Ndaj Romës fitoi 1-0 dhe barazoi 2-2, duke mos i lënë “verdhekuqtë” të merrnin 3 pikë ndaj tyre. Në krahun tjetër, humbja në një ndeshje përballë Lazio me shifrat 2-1 s’ishte asgjë.

Kjo për shkakun se Maran dhe Catania e tij po atë sezon i kishin dhënë leksione golash lacialëve, duke i mposhtur me shifrat 4-0. Në atë periudhë, pjesë të ekipit Maran kishte edhe ish-in e Shqipërisë, Edgar Çanin.

4 Komente

  1. D
    DmJ

    A ju pjerdhsha trajnerin e "makinerise se frikshme" Paska rraf ky Romen ne 2013 ne Janar po ne 2013 ne dhjetor qe i ka fut 4 petlla Roma "makinerise se kti dhe pastaj Catania shkoi ne Serie B ne 2014?

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bredhi

      Ik or pirdhu me gjithe ket tranjer !!!Sipas teje Mali eshte me i vogel se kodra !!!?Te kripsha trut per llogjiken qe ke !!!

      Përgjigjjuni
      1. A
        ADC

        Shyqyr qe federata nuk zgjodhi Chivun....qe nuk kishte experience....

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dalipi

          Edhe Mario Kempes kur ishe timonier i Lushnjes rrafi Laçin 4-0 dhe barazoi 2-2 me Peqinin

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje