Pasioni për supermakinat, ‘Tuttosport’ artikull për vëllain e Kristjan Asllanit: Lëviz me shpejtësi në rrugët e Milanos

15 Mars 2023, 16:45Sport TEMA

Pasioni për supermakinat, ‘Tuttosport’ artikull për

Kristjan Asllani është i njohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali pasi konsiderohet si një nga talentet e mëdhenj të futbolli atje edhe pse në sezonin e parë te zikaltërit ka gjetur shumë pak hapësira. 

Megjithatë edhe vëllai i tij, Emanueli, ndiqet nga shumë njerëz në rrejet sociale, pasi ai shfaq shpesh pasionin për makinat e shtrenjta.

Për këtë arsye gazeta e njohur italiane, ‘Tuttosport’, i ka kushtuar një artikull ku shkruan:

“Shumë njerëz e njohin Kristjan Asllanin, mesfushorin e Interit, por të gjithë në rrjetet sociale e njohin Emanuelin, vëllain e madh të çmendur pas supermakinave. 28-vjeçari shqiptar është në fakt shumë i njohur në “TikTok” dhe në “Instagram” (ku numëron mbi 380 mijë ndjekës), ku publikon video ironike duke drejtuar makina luksoze ekscentrike dhe origjinale.

I riu shqiptar i bazon tërësisht faqet e tij zyrtare në makinat luksoze: Lamborghini, Ferrari, Mercedes e shumë modele të tjera me çmime tejet të larta. Në të gjitha këto makina, influencuesi shfaqet në “Instagram”-in e tij dhe në “TikTok”-un e tij teksa lëviz me shpejtësi nëpër rrugët e Milanos, duke treguar atë prestigj të shfrenuar që vetëm makina të tilla mund të rrënjosin. 

Aspekti më i mirë i pasionit të tij, megjithatë, është se çdo xhirim dhe video ka gjithmonë atë majë ironie që nuk e bën atë kurrë të neveritshëm dhe asnjëherë mendjemadh, por përkundrazi jashtëzakonisht argëtues.”, thuhet ne artikull.

1 Komente

  1. Sebastia

    O idiota para se te publikoni kto lajme fallso pse nuk i vertetoni para, sidomos kur behet fjale per shqiptare. Tuttosport ka then nje "grandissima cazzata". Emanuel Asllani dhe Kristjan Asllani pervec mbiemrit nuk kan asgje te perbashket e nuk jan aspak vellezer. Emanueli ka bere nje video sikur eshte shoferi i vellait te tij, dhe mbrapa ne makine eshte vertet Kristjan Asllani por eshte thjesht nje video per te qesh. Njeri eshte nga Sukthi e tjetri nga Elbasani. Fizikisht jan si nata me diten. Njeri eshte rrit je Toskana dhe tjetri ne Veneto, dy rajone te ndryshme te Italise.

    Lini një Përgjigje