Paulo Dybala nuk tregon mëshirë, kërkon të “falimentojë” Juventusin

23 Mars 2023, 15:34Sport TEMA

Paulo Dybala nuk tregon mëshirë, kërkon të

Sikur të mos mjaftonin problemet e mëdha që Juventusi ka me drejtësinë italiane por edhe me llogaritë financiare që dalin me të kuqe, një goditje të madhe ish-skuadrës së tij kërkon t’ia japë edhe Paulo Dybala, i cili nuk ia fal drejtuesve mënyrën se si e trajtuan në fund të kontratës.

Klubi i detyrohet edhe rreth 3 milionë euro për periudhën e izolimit për shkak të pandemisë, para që Dybala pretendon se nuk i ka marrë asnjëherë, ndërsa Juventusi thekson se ka një marrëveshje që lojtarët të heqin dorë nga 4 muaj paga.

Çështja është e paqartë por jo dhe aq sulmuesi argjentinas në qëndrimin e tij. Përveç 3 milionë eurove, ai kërkon edhe 54 milionë të tjera si dëmshpërblim pasi bardhezinjtë nuk respektuan marrëveshjen për rinovimin e kontratës.

Sulmuesi i Romës ka llogaritur 5 vitet e mundshme të kontratës së re që do të kishte firmosur dhe tashmë kjo çështje do të depozitohet për gjykim në instancat sportive të vendit fqinjë.

Lini një Përgjigje